• |
ide | kryesore

Si me Dugarry e Shevcenkon, Milan vërsulet mbi sulmuesin e Bodo/Glimt që i shënoi gol

-Instant, Sport



Një emër i ri në kampin e Milan për sulmin. Kuqezinjtë janë duke tentuar të mbyllin sa më shpejt tratativën për Jens Petter Hauge, anësori i Bodo/Glimt që ka bërë një figurë të mirë në paraeleminatoret e Europa League, duke shënuar edhe një gol në fund të ndeshjes pikërisht kundër skuadrës së Pioli. I sinjalizuar që më parë nga zbuluesit e i sponsorizuar nga bashkëkombasi i tij Erling Haaland, lojtari i ka pëlqyer shumë Maldinit, që ka gati një ofertë prej 4 milionë euro për të paraprirë konkurencën e Manchester City e Brighton.

Pa Ibra e me Leao ende jashtë forme, Milan po mundohet të bëjë një lëvizje blitz për të përforcuar baterinë e sulmuesve në prag të ndeshjes me Rio Ave. Situatë që i ka detyruar kuqezinjtë të përshpejtojnë kohët e tratativës, që është në pozita të mira sipas asaj që filtron nga klubi. Nëse negociata për Hauge vazhdon me sukses, Milan do të mundohet ta zyrtarizojë brenda tre ditëve.

I gjithë ky nxitim për ti dhënë Pioli një tjetër opsion si për të mbuluar emergjencën aktuale në sulm, ashtu dhe për të investuar në një lojtar të ri e premtues. 21 vjecari Jens Petter Hauge është një anësor shumë ofensiv e tepër interesant. Nga pikëpamja taktike, në fakt, në repartin e avancuar mund të luajë si nga e majta ashtu dhe e djathta. Kualitete e karakteristika që kohët e fundit kanë magjepsur jo vetëm kuqezinjtë, por kanë tërhequr edhe interesin e disa klubeve të Premier League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *