• |
ide | kryesore

SPAK hetim bandës së re në Lushnje/ Kreu disa vrasje në qytet si hakmarrje ndaj njerëzve të Aldo Bares

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Llogaritë e pambyllura të bandave të vjetra kriminale në qytetin e Lushnjës janë motivi se përse vazhdimisht prodhohen krime të reja ne këtë qytet, sikurse edhe vrasja e dyfishte e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.


Ky është përfundimi i prokurorisë SPAK që doli në konkluzionin se përplasjet mes zgjatimeve të bandës së Aldo Bares dhe trashgimtarëve të anëtarëve dikur në krahun e Artur Daja vazhdojnë ende, herë me viktima e herë me atentate të dështuara.


Laert Haxhiu i shumë kërkuar, dyshohet nga SPAK si kreu i grupit që ideoi planin për të vrarë Xhulio Baren, nip i Aldo Bares, një plan që u mbyll me plagosjen e të riut. Shënjestrës së Laert Haxhiut sipas burimeve të SPAk ju bë atentat nga ky ai mbeti i plagosur.

Akuza që do t’i adresohet të shumë kërkuarit është ajo e krijimit të grupit, që në nisje të veprimtarisë vrau shokun e Aldo Bares i njohur si Iriqi.

Por meqënëse Haxhiu e ka shlyer dënimin ndonëse të diskutueshëm për ketë krim, për Jurgen Hoxhen dhe Zamir Latifin ai do të përgjigjet para gjykatës së posaçme me seli në Tiranë.

Së bashku me të sipas burimeve të Top Channel do të përfundojnë nën akuzë edhe Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili të zbuluar dhe të arrestuar gjatë pandemisë.

Njëra nga akuzat ndaj tre të rinjve nga Lushnja është vrasje e mbetur në tentative në kuadër të organizatës kriminale, ndërsa e dyta vrasje në rrethanë cilësuese. /Top Channel

2 Comments

  1. Edhe nje coban dhish do te arrinte ne kete perfundim, . Populli pret ose me mire priste nga SPAK

    dhe reforma ne drejtesi tjeter gje. Megjithe rrezikshmerine e ketyre mbeturinave te ish-bandave

    sidomos per njeri tjetrin ,mjafton qe politika te mos jete e lidhur me ta dhe ato i con para drejtesise edhe

    prokurori e polici me i thjeshte, Jane te tjera banda shume here me te rrez,ikshme qe duhet dhe qe

    populli priste te jene objekt i SPAK. Jane ato banda qe zhvatin ne menyre legale tendera koncesione

    PPP-ra miliona e miliarda euro, qe ndertojne vila e resorte me leje ndertimi, qe fusin ne burg fakiret

    qe smund te paguajne faturen e dritave apo nderrojne ndomnje tjegull ne cati dhe vrasesit, trafikantet

    apo tutoret e perdhunuesit i ben depudete, ministra apo kryetare bashkish, jane ato qe rrafshojne

    banesat e familjareve duke i znjerre ne rruge ta madhe per tu liruar trojet pallateve te oligarkeve

    jane ato qe detyrojne mbi 400 mije te rinj e te reja te kerkojne atedhe tjeter pasi Atdheu ku u

    lindi koka eshte “toke e xanun” nga keto banda qe e kane cuar popullin ne zgrip te

    mbijeteses dhe per ti shpetuar varferise e mjerimi mbi 200 persona ne viti vetflijohen,

    jane ato banda qe vetem fjetja nje nate ne hotele luksoze kushton sa 5 paga mujore e nje punetoreje

    te fasonerive apo sa 7 pensione mesatare mujore . Jane ato banda qe jo vetem na vjedhin taksat

    tona por na vjedhin edhe ate pak te drejte qe akoma figuron ne leter qe eshte vota .

    JA PRA CFARE PRISTE POPULLI NGA SPAK QE U BE KAPS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu