• |
ide | kryesore

“Tek Barcelona nuk e njohin respektin”: Dani Alves asist Messit për Suarez

-Instant, Sport



Imazhi mediatik i Barcelonës vazhdon të përkeqësohet ditë pas dite. Sigurisht, sezoni i shkuar nuk ndihmon, duke patur parasysh se është hera e parë në 10 vjet që nuk fitohet asnjë trofe. Por rrëzimi i stilit Barça nuk ka ndodhur në fushë, por në raportet me futbollistët. Problematika e fundit është lamtumira e Luis Suarez, që u largua me shije të hidhur për tifozët e uruguajanin, por që shoqëria e pa si të pashmangshme. E më parë ishte cështja Messi, e zgjidhur, por jo plotësisht, duke parë deklaratat e fundit të Pleshtit në lidhje me shitjen e detyruar të mikut të tij e shokut të repartit.

E sikur të mos mjaftonte, benzinë zjarrit i hedh tashmë Dani Alves, një tjetër ish-lojtar që nga Barcelona iku me shumë trofe, por jo si duhej. Ashtu si tregon Sportbible, braziliani ka komentuar statusin e 6 herë Topit të Artë e nuk ka bërë asgjë për të qetësuar ujërat… “Fatkeqësisht realiteti është ky prej kohësh e vit pas viti vjen konfirmimi. Nuk ka të bëjë fare fiton apo humb, nga kjo ne dimë ca si shumë. Është cështje respekti, dicka që ata nuk e njohin. Bëhu i fortë, me ndonjë formë të jemi pranë”.

Dani Alves ka qenë një nga të parët e gardës së vjetër që është larguar nga Camp Nou dhe e ka bërë jo pa zhurmë. Në një intervistë për ABC, pask vite më parë, ka shpjeguar se klubi nuk sillet mirë me ata që kanë shkruar historinë me blaugranat. “Në tre vitet e fundit nuk dëgjoja tjetër vec se Dani Alves do largohej, por drejtuesit nuk më thanë kurrë gjë. Ishin fals e mosmirënjohës, nuk më respektuan. E më ofruan një rinovim vetëm sepse nuk mund të blinin askënd për bllokimin e merkatos nga FIFA. Unë i qendrova lojës, por firmosa një akord që parashikonte largimin me parametër zero një vit më pas. Ata që administrojnë Barcelonën nuk e kanë idenë si duhet ti trajtojnë lojtarët e tyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *