• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea rikuperon tre gola në transfertë: Lampard i shpëton turpit vetëm në shtesë

-Instant, Sport, Video



Në pritje të ndeshjeve të së dielës e të hënës, Everton është i vetëm në krye të klasifikimit në Premier League. Tre fitore në tre ndeshje për skuadrën e Ancelotti, që mposht 2-1 Crystal Palace me golat e Calvert-Lewin e Richarlison (penallti). Fitore e vuajtur e Manchester United: 3-2 ndaj Brighton mbërrin vetëm në fund me një penallti të Bruno Fernandes. E pabesueshme cfarë ndodh me Chelsea: nën tre gola përballë West Bromwich, rikuperon e barazon me Abraham në minutën e 93’.

Për Lampard, në një start aspak të mirë me Blues, është një frymëmarrje pika e marrë në transfertë, edhe pse natyrisht për londinezët nuk është mjaftueshëm. Por duke parë si erdhën gjërat, është një pikë e fituar dhe jo dy të humbura. Në minutën e 4 dhe të 25 dy gola të Robinson tronditën Chelsea, që nuk arriti të reagonte sepse dy minuta pas golit të dytë pëson edhe të tretin me Bartley.

Reagimi i skuadrës së Lampard erdhi në pjesën e dytë me zëvendësimin e dyfishtë në pushim të lojës nga tekniku që hoshi në fushë C. Azpilicueta e C. Hudson-Odoi për M. Alonso e M. Kovacic. Në minutën e 55 Mount dhe në të 70 C. Hudson-Odoi ngushtuan diferencën, ndërsa barazimi erdhi në shtesë me golin e fiksuar nga Abraham.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE

Brighton & Hove Albion 2 – 3 Manchester United
Crystal Palace 1 – 2 Everton
West Bromwich Albion 3 – 2 Chelsea



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *