• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni dëmtimin e frikshëm të Mavraj: shqiptari në spital për kontrolle të detajuara

-Instant, Sport, Video



Java e dytë e Bundesliga 2 nuk ka shkuar mirë për Mërgim Mavraj, që e ka kaluar mbrëmjen në spital, pas përplasjes së frikshme në fushën e lojës, në një contrast me portierin e skuadrës së tij. AUE-Greuther Furth, e përfunduar 1-1, kaloi në plan të dytë, për shkak të dëmtimit të qendërmbrojtësit shqiptar.

Portieri Burshert, në minutën e 17 të sfidës, doli për të larguar krosimin në zonë pa llogaritur pozicionin e Mavrajt, të cilin e goditi në kokë. Sipas medias gjermane është raportuar se mbrojtësi kuqezi ka humbur ndjenjat për një moment. Mavraj u përmend pas ndihmës së parë të stafit mjekësor dhe u dërgua menjëherë për në spital, për kontrolle të detajuara. Nga ajo që mësohet gjendja shëndetësore e Mavrajt është e stabilizuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *