• |
ide | kryesore

106 raste të reja dhe 2 viktima nga koronavirusi në Shqipëri

Lajme, Të fundit



106 raste të reja me koronavirus janë zbuluar këtë të dielë, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 191. Nga Ministria e Shëndetësisë u njoftua se 2 persona e kanë humbur jetën.

179 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 137 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 534 që nga fillimi i epidemisë.



1 Comment

  1. Nuk ka me analiza, nuk ka me tampone..tani o njerez kenaquni me covid, vdisni rruge aman mos harroni te votoni ridhjerjen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *