• |
ide | kryesore

165 policë aplikojnë për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Aplikimet për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit ose ndryshe FBI-së shqiptare vijojnë.

Deri më tani kanë aplikuar mbi 165 punonjës policie për t’u bërë pjesë e strukturës së veçantë, ndërsa nuk kanë munguar edhe aplikantë nga Shoqëria civile.

Kujtojmë se më 8 shtator është hapur gara për 60 hetuesit që do të përzgjidhen për të qenë agjentët specialë të BKH-së. Ndërsa formulari prej 7 faqesh që duhet të aplikojnë kandidatët që duan të bëhen pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit ndodhet në faqen zyrtare të BKH-së.

Kandidatët duhet të plotësojnë gjeneralitetet që kërkohen si emri, mbiemri, adresa e banimit, numri i telefonit, vendi i lindjes apo numri i pasaportës, data e lindjes së babait dhe nënës, çdo e dhënë për kolegjin, gjimnazin apo universitetin. Gjithashtu në formular ka edhe pyetje interesante si pesha, ngjyra e flokëve apo ngjyra e syve.

Për çdo punë të mëparshme që ata mund të kenë bërë apo kanë aplikuar, duhen të dhëna apo kontakte për ndonjë koleg apo drejtues për të bërë të mundur marrjen e informacioneve për ta. Gjithashtu vërtetimet se ku ka punuar apo nëse është shkarkuar nga puna dhe arsyet e shkarkimit.

Aplikantët duhet të japin informacion nëse kanë ndonjë shqetësim shëndetësor, ndonjë sëmundje nga e cila vuajnë, nëse marrin mjekime rregullisht Në formular duhet të plotësohet nëse ndonjë i afërm i tyre është emëruar në BKH.

Nëse ata janë në gjykim apo hetim, anëtar të ndonjë partie politike, apo simpatizantë. Çdo formular është personal për çdo aplikant, i cili me anë të tij mundëson verifikimin e të dhënave të aplikimit.

Pas plotësimit të të gjitha të dhënave, duhet të kalohet edhe testi i ushtrimeve fizike si edhe të verifikohet pastërtia e figurës. Të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm sepse shumë persona janë përjashtuar pasi nuk i kanë plotësuar të gjitha detajet e formularit.

Pas përfundimit të aplikimeve, 60 kandidatët do të marrin distinktivin, do të testohen në makinën e së vërtetës, pasi ta kalojnë edhe këtë procedurë ata do të trajnohen me agjentët e FBI- së në SHBA.



1 Comment

  1. shume mire por po zjat shumeeeee, do duhen nja 2 muaj qe te perzgjidhen kandidatet (shpresoj te mos kene vetingun si per gjygjtaret e prokuroret se shkon ne 2 vjet) nja 2 muaj do humbin kot, e 6 muaj do trajnohen ne SHBA, e nja 3-4 muaj te tjere ne shqiperi sa te qaartesohet struktuar e i bie qe ne rastin me te mire nga fundi i 2021 fillon pune e per te dhene rezultatet e para (gjithmone ne rastin me te mire) nga mesi 2022

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *