• |
ide | kryesore

Agron Tufa publikon dokumentin: Nasho Jorgaqi, spiuni më jetëgjatë i komunizmit

Dossier



Shkrimtari Agron Tufa ka shënjestruar një tjetër emër, që sipas tij ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit, ndërsa ka publikuar një dokument të asaj kohe. Bëhet fjalë për shkrimtarin Nasho Jorgaqi.

Përmes një reagimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ish-drejtori i Institutit për studimin e krimeve dhe pasojat e komunizmit, Tufa tha se Jorgaqi njihej me pseudonimin “dragoi”, duke e cilësuar si spiunin më jetëgjatë të Sigurimit të shtetit komunist.

“Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi””, shkruan Tufa.

Sipas Tufës, Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën.

MESAZHI I TUFES

NASHO JORGAQI SPIUNI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME PSEUDONIMIN “DRAGOI”

Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun! Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist. Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit. Një spiun veteran. Një spiun kan-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut , Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH. Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës. Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë”.

Dhe diçka: ti qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht orl, që ushqehet me kërma e coftina.
P.S: Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës.



7 Comments

  1. ka kap noi PPP ky nashua apo familja e tij?

    nese jo, ceshtje kohe

    nderkohe ambasadorja KIMete,

    takohet per kafe me kolegun e “dragoit”, shokun “cigarja”

    per kryetarin e parlamentit flas

    nderkohe. viktimat e ketyre, vazhojne ngrofen ne diell

  2. Kush ka cen komumut coftina qe te gjith kan cene, keta coftina qe desh e cofen gjith popullin e vet, njerezit me te urryer ne bote jan komumutet me ille ne balle.

  3. Dua të them se akoma ka njërëz të tillë un jam djali i një ish veterani luftës nacionalçlirimtare ka bërë pjesë në brigadën 7 sulmuese edhe tre herë i plagosur kurse ata që j asnjë si kryetar të veteranëve e kan fshirë nga lista e veteranëve dhe nuk e di arsyen unë nuk dua a asgjë se nuk më intereson por haku i një veterani nuk duhet humbur kur e kam marë vesh skam qën në Shqipëri kam qën jasht shtetit unë kam marë pjesë vet ku bëheshin përvjetorët e festave të krijimit të brigadës

    1. Ai qe ka luftuar per atdheun nuk ka nevoje per lavdine e komunizmit…Shoqeria dhe populli ja di per nder c’ka bere! Mos te ngaterrojme Partine komuniste me te gjithe “partizanet” dhe nacionalistet e kryengritesit per atdhe!

  4. Nasho dhe komunistet e tjere nuk luftuan KURRE per atdheun, sepse nuk kane atdhe.
    Per ta ekziston vetem internacionalja komuniste dhe Partia bashke me Byrone!

    Po vuajme sepse nuk kemi denuar KOMUNIZMIN, SPIUNET, NEOKOMUNISTET PO EDHE “VETERANET” qe nuk luftuan per liri e atdhe, por per Partine Komuniste dhe Jugosllavine e Bashkimin Sovjetik!

    Motrat ku t’i keni o komuniste kurva!

  5. Nuk po e kaperdij dot ‘Profesorin’ spiun ! !
    Ne gjithe boten, ne shtetet moderne, ka agjente te sherbimeve sekrete, nder ta ka shume heronj te cilet kane sakrifikuar edhe jeten per atdheun. Ka edhe tradhetare qe kane bere loje te dyfishte, ndyresira dhe renegate te pa skrupull si Kim Philby etj.
    Heronje e heshtur do te nderohen gjithmone, ata ‘i grabisin’ informacione armikut dhe ja dhurojne popullit te vet.
    E kam shume te veshtire te kaperdij nje spiun ordiner te Sigurimit Shqiptar qe nga njera ane ushtron profesionin e nderuar te pedagogut ne universite dhe nga ana tjeter spiunon dhe informon Sigurimin me ç’ti dale perpara.
    Fytyre e poshter e letrave shqipe, karierist, servil me eproret dhe udheheqesit, fodull me vartesit, hipokrite me studentet, ja çmund te jete nje hafije ordinere si Nasho Jorgaqi !
    Zhgenjimin pa mase te studenteve te tij kur te mesojne te verteten. Ata kane respektuar mesuesin dhe pedagogun e letersise e cila nder te tjera te meson te kesh bese dhe karakter te behesh njeri !
    Figura e nje pedagogu dhe spiunlliku i çfaredo grade qofte jane te papajtueshme ne te gjitha kulturat !
    Si nuk e paska kuptuar Ismail kadareja qe e kishte edhe mik !
    Si mund te kemi besim te ky tip qe ka pergatitur per botim veprat e Kollosit Fan Noli ?
    !
    Sa dokumente mund te kete zhdukur ky i paudhi per te qene ne rregull me shefat e vet ? Kjo ka rendesi kapitale mbasi Noli* nuk mund te analizohet fare me methodat e Realizmit Socialist.
    Ideologjija e ketij ‘pegagogu’, e ketij ‘bashkepuntori shkencor’ e ketij ‘profesori’ qe ishte spiun i rendomte nuk mund ta lejonte te punonte ne menyre te ndershme e profesionale ne ndermarje te rendesishme si ajo e botimit te veprave te Nolit.
    Nuk mund ti lihet edukimi i femijeve nje pedofili ! Per kete aresye, gjithshka qe ky ka bere per Nolin duhet kontrolluar dhe analizuar !
    Kur kujtoj Profesore te mi qe me te gjitha forcat na mesonin, na udhezonin te lexonim libra te huaj, diskutonin me ne lirshem pa u dridhur fare nga diktatura e kohes (behet fjale per vitet70); nuk mund te permbaj indinjaten dhe ndjej veç neveri per kete ‘tip te ri spiuni’, le ta quajme : Qyqar Profesor! !
    Falenderoj me respekt Zotin Agron Tufa per kete dokument, megjithese i vonuar !
    P.S.
    *Suksesi i Nolit ne karieren diplomatike qe u kurorezua ne aktin i pranimit te Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve, vendosi perfundimisht Fan Nolin ne nivelin e larte te Babait te Kombit Shqiptar, njelloj per nga rendesia historike me ate te Ismail Qemalit, ne mos me teper.
    Ky rol i Fan Nolit eshte zbehur pergjate vepres se tij te botuar ne Shqiperine e diktatures.
    Nasho Jorgaqi i eshte bindur shefave te tij qe e paraqisnin Nolin si shkrimtar dhe i kritikonin rolin e tij diplomatik ne pranimin e Shqiperie ne Lidhjen e Kombeve, ne ato shteterore e ne mbrojtje te te drejtave te shqiptareve.
    Kurse per rolin e Vatres dhe te Amerikes as qe behej fjale fare ! !
    Keshtu per shembull eshte harruar fare lufta e Nolit gjate shkembimeve te popullates Greke ne Turqi me shqiptare muslumane çam etj. Nje padrejtesi tjeter e lene ne erresire nga diktatura.
    Po ndalem ketu per demet qe i ka shkaktuar Nasho Jorgaqi, me bindjet e tij te realizmit Socialist, rolit dhe figures se Fan Nolit, sepse kjo eshte nje tjeter ‘mesele’ !
    Te gjitha te drejtat e ketij shkrimi jane te rezevuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *