Një aksident ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, këtë paradite. Një automjet ka përplasur një vajzë 10 vjeçare, me iniciale E.M. E mitura është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.