• |
ide | kryesore

Arrestohen dy persona në Vlorë, kultivonin dhe shisnin bimë narkotike

Lajme, Të fundit



Në një aksion të koduar “Selenica”, policia e Vlorës  ka goditur dy raste të kultivimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike, duke sekuestruar rreth 11 kg kanabis dhe duke arrestuar dy persona. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit L. B., 28 vjeç, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 11 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, në vijim të kontrolleve, nga shërbimet e komisariatit është arrestuar shtetasi Z. H., 48 vjeç, pasi përreth banesës së tij janë konstatuar të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike, cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit L. B. dhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit Z. H.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *