• |
ide | kryesore

Brazili mendon ndërprerjen e kampionatit: 19 të infektuar tek Flamengo, 9 tek Fluminense

-Instant, F1, Sport



‘Brasilerao’, kampionati kombëtar i Brazilit, është në kaos total për shkak të infektimeve me Covid-19. Tek Flamengo, skuadra kampione në fuqi që vjen nga transferta në Ecuador për Kupën Libertadores, lojtarët që janë të infektuar me koronavirus, pjesa më e madhe e të cilëve asimptomatikë, janë 19: Noga, Pepe’, Rodrigo Muniz, Gabriel Batista, Isla, Matheuzinho, Rodrigo Caio, Le’o Pereira, Thuler, Gustavo Henrique, Renê, Filipe Luís, Ëillian Arao, Gomes, Diego, Everton Ribeiro, Vitinho, Bruno Henrique e Michael. Për më tepër kanë rezultuar pozitivë edhe presidenti Bruno Landim, zëvendësi i tij Marcos Braz, tekniku Domenec Torrent, mjeku social Marcio Tanure, nutricionisti Douglas Oliveira, fizioterapisti Eduardo Calçada e dy punonjësit e shtypit Vinícius Castro e Marcelo Flaeschen.

Tani do të gjithë janë në izolim. Një situatë e papërballueshme, që e kishte detyruar klubin karioka të kërkonte shtyrjen e ndeshjes së kampionatit të dielën kundër Palmeiras, por federata (Cbf), në mënyrë të pabesueshme e ka refuzuar kërkesën. Kështu, ka menduar një gjykatës i Gjykatës së Punës në Rio, Filipe Olmo, që ka dëgjuar ankimimin e punonjësve të klubit sipas të cilëve jeta e tyre rrezikohet për shkak të kontakteve me lojtarët e drejtuesit, gati të gjithë të infektuar.

Ndërkohë, Covid-19 bllokon edhe një tjetër klub të madh të Rios, Fluminense, duke qenë se sot është bërë e ditur se 9 lojtarë të tyre kanë rezultuar pozitiv ndaj tamponëve të kryer një ditë më parë. Bëhet fjalë për Calegari, Luccas Claro, Luiz Henrique, Marcos Paulo, Andre’, Caio Paulista, Martinelli, Miguel e Nascimento. Tani nuk është e qartë nëse skuadra mund të zbresë në fushë të hënën në ‘Monday Night’ kundër Coritiba. Ndërkohë në Brazil të gjithë ngrenë pyetjen nëse ka kuptim të vazhdohet të luhet, duke parë numrin e lartë të të infektuarve në skuadra të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *