• |
ide | kryesore

Conte, sinjal i qartë për Eriksen: “Uroj të ndezë shkëndijën”

-Instant, Sport



“Tre pikët janë të rëndësishme por duhen bërë vlerësimet e duhura – ka thënë Antonio Conte pas 4-3 në San Siro me të cilin Inter mposhti Fiorentinën – Bëmë 4 gola e krijuam shumë raste të tjera, u afruam me shumë lojtarë përpara e i krijuam vështirësi Fiorentinës e kjo është pozitive. Pòr nuk ishim të kujdesshëm e të përgatitur për kundërsulmet e tyre. Duhet të sulmojmë me një farë numri lojtarësh, por të mbrohemi po me aq. Ishim pa ekuilibër dhe e paguam. Objektivi? Duke arritur të dytët në kampionat e duke luajtur një finale në Europë vitin e kaluar kemi fitur besueshmëri dhe e kemi kthyer Interin në nivelet që i takojnë. Duhet të vazhdojmë kështu, duke u munduar ti japim kënaqësi tifozëve tanë. Jam krenar për karakterin e ttreguar nga djemtë”.

Conte pastaj është ndalur në përfaqësimin e Eriksen, edhe një herë jashtë ritmit të ndeshjes: “Punojmë me të si me gjithë të tjerët, për ti hedhur në fushë në gjendjen më të mirë të mundshme. Besoj se Cristian i ka shtuar xhirot e motorit e tani po luan në pozicionin që preferon, atë ideal për të. Bëri një ndeshje të mirë, e dimë që ka kualitet e mundohemi tia nxjerrim në pah. Ndonjëherë dalin shpejt, ndonjëherë më vonë, por unë kam besim tek ai. Është një djalë i mirë që stërvitet e vihet në dispozicion. Uroj të krijojë shkëndijën që ta ndezë në mënyrë përfundimtare”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *