• |
ide | kryesore

F1/ Bottas e juria i heqin rekordin Hamilton: anglezit i takon ta provojë në shtëpinë e Schumacher

-Instant, F1, Sport



Nuk ka rekord fitoresh të barazuar për Leëis Hamilton, që në Sochi përjeton një të dielë të trazuar e duhet të kënaqet me vendin e tretë. GP i Rusisë në F1 shkon sidoqoftë për një Mercedes, me Valtteri Bottas që kthehet tek suksesi pas debutimit në Austri, duke lënë pas Max Verstappen (Red Bull). Hamilton, është penalizuar me 10″, por kjo nuk i humbet anglezit kryesimin e përgjithshëm të Botërorit. Ferrari me dy fytyra: Charles Leclerc e mbylli me dinjitet në vendin e 6, Sebastian Vettel vetëm i 13°.

E të mendosh që Hamilton u nis para të gjithëve, pavarësisht detyrimit për të përdorur gomat e kuqe. Por me garën në zhvillim erdhi goditja e dyfishtë: 10″ penalitet se provoi nisjen në dy pozicione të gabuara përpara reshtimit në start. Anglezi e pa veten gati 40″ vonesë pas pit-stop të tij, madje edhe prapa Vettel, e rikuperimi i tij arriti vetëm ti japë shkallën e fundit të podiumit. Problemi është se tani pikët e patentës së tij kanë arritur në 10 e nëse shkon në 12 do ti duhet të bëjë një GP pushim. Përsa i përket rekordit prej 91 fitoresh të Schumit, do ta provojë sërisht pas dy javësh në Nuerburgring, në shtëpinë e gjermanit legjendar.

Për pjesën tjetër, Bottas e Verstappen përfituan nga rasti e kanë ndarë dy vendet e para (finlandezi mori edhe pikën ekstra për xhiron më të shpejtë) pa dhuruar shumë emocione e spektakël për 31mijë spektatorët prezentë në tribuna, gjë që u kuptua që në xhiron e parë që u karakterizua nga një aksident i dyfishtë, që detyroi futjen e Safety car. Carlos Sainz u përplas me murin, ndërsa Lance Stroll përfundoi tek barrierat për një kontakt me Leclerc, konsideruar në limitet e korrektësisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *