• |
ide | kryesore

Gazment Bardhi flet në Gjirokastër për diskriminimin e Jugut nga Partia Socialiste

-Instant, Lajme, Të fundit



Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ishte në Gjirokastër, nga ku ndoqi nga afër procesin e votimit për kandidatët për deputetë, faza e dytë.

Ndërsa fliste për mediat, për pritshmëritë e fitores së PD-së në zgjedhje, Bardhi tentoi të dëgjohet nga elektorati gjirokastrit duke ngacmuar ndjeshmëritë krahinore apo konceptet Veri-Jug. Sipas Bardhit, rezulton se Partia Socialiste ka diskriminuar “Jugun” e vendit, përfshirë edhe Gjirokastrën.

“Gjatë 7 viteve që qeverisemi nga Rama, jo vetëm Gjirokastra, por gjithë Jugu ka qenë i diskriminuar, ka munguar vëmendja ndaj halleve të qytetarëve dhe biznesit. Braktisje totale nga qeveria. Pritshmëria e PD-së jo vetëm për Gjirokastrën, por gjithë Shqipërinë është fitore e thellë. Në Gjirokastër opozita e bashkuar do të jetë fituese” tha Bardhi.

Nuk është e qartë se kujt pjese të vendit, Bardhi i referohet me “Jug”, dhe as nuk dihet nëse në këtë llogjikë, pjesa tjetër e vendit është vetëm Veri, apo aty ka edhe Shqipëri të Mesme. Gjithsesi, veçimi që bën Bardhi nga Gjirokastra se “Jugu” ka qenë i diskriminuar nga Partia Socialiste, nënkupton automatikisht se pjesa tjetër e vendit, pra “Veriu” ka qenë i favorizuar nga qeverisja e Ramës. Një pohim i tillë me siguri që. më shumë se sa ngroh zemrat e qytetarëve të Gjirokastrës, mund të shkaktojë habi tek mbështetësit tradicionalë të PD-së, pa dallim krahine.



7 Comments

  1. Pirdh , pirdh Gazmend se lirohesh.
    Mos u lodh kot ne Gjirokaster se nuk merrni me shume se 20% te votave atje.
    Ju duhet te luftoni fort ne Tirane-Elbasan-Durres , ne kete zone behet lufta e vertete.
    Ashtu sic keni ju veriun ne xhep ashtu ka dhe Rama jugun ne xhep .

    1. Kur humbi partia S me salen humbi edhe ne Veri; ate moment u tregua se Jugun e kan me shum ne xhep sesa PD veriun ne xhep; po shpresoj qe me kete rast te ket ndryshime ne jug….Veriun e kan lene menjeane te dyja palet; po edhe me mire te pakten kan bere me pak deme se nuk punojn po prishin

    2. Eshte shume e vertete kjo qe thua . Tirane , durres , elbasan behet diferenca. Prandaj edhe ne keto zona duhen vendosur persona me reputacion dhe jo figura te konsumuara e strerkonsumuara .

  2. O Bardh-ziu , mos na bej per te qeshur se qenka diskriminuar jugu nga PS. Atehere duhet

    te na thuash se kush eshte favorizuar ne raport me jugun. Cjane keto silura idioteske.

    Po PS ka diskriminuar jugun e veriun pa dallim duke i rjepur e xhvatur e varferuar

    deri ne skamje per buken e gojes. A, vetem ne qoftese me jug kupton popullin dhe me

    veri pushtetaret, oligarket e lidhur me ta, atehere po mund te kesh te drejte.

  3. Boll me keto lloj thagmash qe jugu apo veriu jane diskriminuar pasi eshte turp te besh kete lloj fushate ne 2020. Moto juaj duhet te jete cuarja perpara drejtesise e te gjithe atyre qe mbollen vendin me hashash dhe e kthyen Shqiperine ne lavatrice parash te pista. Mos premtoni gjera qe nuk i realizoni dot pasi do ktheheni ne nje version i tipit DRama

  4. Aman keshtu do fitoni zgjedhjet ju ? Me keto budallalliqe te shekullit te kaluar ( po behet diskriminim i krahinor) ?
    Eshte strategji shume e vjeter kjo o pederasti i PDs. I ka dale boja ka shume vite me pare.
    E vetmja strategji fitueese per ju eshte te kopsisni dosjet per cdo koncensjon korruptiv dhe ti zini deren spakut dite nate , aty ti rrini.
    Po kjo nuk je leverdis se doni te vidhni vete kur te vini ne pushtet , dhe beni budallalliqe te tilla …. diskriminim krahinor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *