Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik mirëpritën vajzen e tyre javën e kaluar.
Cifti ndau lajmin me fansat përmes dy fotografive, të dorës së vajzës së tyre me Zayn, duke shtuar se ajo kishte lindur në fundjavë. Zayn ishte i pari që dha lajmin , duke shkruar: “Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur. Të provosh të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës që e njoh dhe krenar për ta quajtur timen dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku”. Së fundmi Gigi ka treguar dhuratën që këngëtarja Taylor Swift i ka bërë vajzës së tyre.Modelja ka shpërndarë në Instastory një foto, ku shihet dora e vajzës së saj e veshur me rroba të bardha nga “Versace”, dhuratë nga stilistja italiane, kurse Taylor i ka dhuruar një batanije satin rozë.Ky është fëmija i parë për modelen dhe ish-pjesëtarin e One Direction.

