• |
ide | kryesore

Inzaghi, ironi me presidentin: “Nuk ka rinovim, sepse Lotito nuk ka kohë”

-Instant, Sport



“Jam i lumtur për djemtë, ishin stërvitur me shpirtin e duhur. E dinim që do të bënim një ndeshje të madhe në një fushë jo të lehtë”. Tekniku i Lazios Simome Inzaghi komenton kështu suksesin në Cagliari në debutimin në kampionat. “Mendoj se është një skuadër me vlera të mëdha, që prej 4 vjetësh më dhuron emocione të mëdha. Kanë një dashuri të vecantë për fanellën, nuk më befason kjo fitore – shtoi ai – Problemi i post lock-doën ishte numerik. Tani jemi më mirë, kam më shumë alternativa. Përse nuk kam rinovuar akoma? Presidenti është shumë i zënë, nuk ka kohë”.

Pastaj një mendim edhe për të vëllain Pippo, autor i një arritje të madhe me Beneventon në Genova kundër Sampdorias: “Jam i lumtur për Pippo e ky mendim shkon edhe për prindërit tanë, nuk di si kanë bërë kur unë e Pippo luanim njëkohësisht, si mund ti kenë ndarë detyrat. I bëj komplimentat Pippos, sepse i meriton për pasionin e devotshmërinë në punë. Ndeshja e tij ishte më e vështirë se e imja, ishin një skuadër e sapoardhur kundër Sampdorias”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *