• |
ide | kryesore

Izrael, vazhdojnë protestat kundër Netanyahut

Lajme, Planet



Pavarësisht karantinës së shpallur për shkak të koronavirusit, në Izrael vijojnë protestat kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu. Mijëra protestues, nga qytete të ndryshme të vendit, janë mblodhur dje përpara rezidencës kryeministrore, në Kudsin Perëndimor. Protestuesit brohorisnin me sloganin “Bibi (Netanyahu) kthehu në shtëpi” duke i kërkuar kryeministrit të japë dorëheqje për shkak të udhëheqjes së korruptuar dhe keqmenaxhimit të pandemisë. Disa protestues mbanin të veshur bluza me mbishkrimin “Kryeministri i krimit”. Policia bllokoi rrugët që dalin në sheshin ku zhvillohet protesta dhe bëri njoftime të shpeshta duke paralajmëruar protestuesit që të kenë kujdes distancën fizike.

Prej më shumë se 4 muajsh në Izrael mbahen protesta për dorëheqjen e Netanyahut. Kabineti i kryeministrit izraelit kërkoi të kufizojë protestat me arsyetimin e karantinës por parlamenti e kundërshtoi këtë.



2 Comments

  1. What the fuck eshe Kuds-i mor lapsi? Lexoni ligjet, marreveshjet nderkombetare, librat e historise, hartat politike e cfare te doni. Ne shqiptaret i themi Jeruzalem. Per ke i beni artikujt ju?

    1. Ka dy arsye pse Andi Bushati i thërret Jerusalemit, me emrin arab (gjë që e mësova para 2 minutash nga Google).
      1- Andi vazhdon ta urrej Izraelin dhe USA , pasi që kur lindi dhe deri më sot, këtë urrejtje dhe përçmim i mëkuan familja Bushati-Kapo.
      2- Po paguhet nga Albin Kurti për propogandë pro Albinit dhe kundër qeverisë të Abdullah Hotit,
      Nuk ja falin Bibi Netanyah-ut, dhuratën që i beri Abdullah-ut (Kosovës) në zyrën ovale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *