• |
ide | kryesore

Lehtësohen masat, nga 1 tetori hapen kafet, restorantet dhe pishinat në ambientet e brendshme

Lajme, Të fundit

Më 1 tetor do të rihapen baret, restorantet dhe pishinat në ambientet e mbyllura. Lajmin e ka ndarë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Manastirliu tha se respektimi i masave anti-Covid mbetet një kusht i domosdoshëm për rinisjen e punës për këto biznese.

Nga ana tjetër ajo theksoi se do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur klubet e natës, pub-et si dhe diskot. Ministrja u shpreh se zbatimi i masave për parandalimin e koronavirusit do të inspektohet nga policia, e cila në rast të shkeljes së protokolleve do të ndërmarrë masa ndëshkuese.


4 Comments

  1. Ketu ne Australi 20 raste kemi ne dite dhe perdorimi maskave,mbyllja jo vetem e kafeve por edhe e dyqaneve, deri vone kan qen te mbyllura parqet e lojrave per femije, shkollat jan te mbyllura,ne pune shkohet me leter qe te leshon puna qe kur te ndaloje policia te justifikohesh, dhe jan te hapura vetem punet esentiale qe jan te domosdoshme per jeten.Jemi akoma ne stage 4 te restrictions qe do te thote vetem stage 5 eshte qe te mbyllesh komplet ne shtepi.Ne shqiperi me 150 raste ne dite behet jeta normale, sikur nuk eshte asgje puna e virusit.Hajde shtet rrumpall hajde

    1. Qënke shumë keq i indoktrinuar o miku australian, mjerë ti! Ty te ka hyrë virusi në kokë. Hallall qe shqiptarët dalin e bredhin të lirshëm, mire e bëjnë! Liria është e vyer. Pse çfarë kujton ti se Australia bën mirë qe i ka kyçur gjërat, që de fakto ka vendosur diktaturën?!

      “Pandemia” është një mashtrim gjigand dhe vendi ku je ti po kthehet ne nje nga diktaturat me mizore ne gjithë botën. Mirë informohu njëherë, pastaj flit! Mos fol broçkulla!

      P.S. Suedia nuk bëri lockdown (kyçje) dhe shumë mirë është. Merrni shembull!

  2. Ne kemi te kunderten o -albo-australian-,ishim te izoluar si ne rrast te shperthimeve automike ,te gjithe te ngujuar neper shtepia ,as nje makine nuk shikoje rrugeve pervec atyre qe furnizonin -dyqanet ushqimore ,si edhe ato te -hashashit -qe qarkullonin lirshem me targat zyrtare ne nje kohe kur indetifikoheshin 5 -deri ne 10 raste ne dite kurse sot po ”hapim dyert e jetes”kur kemi 130-150 rraste.Ky eshte nje absurditet i pa pare .Por keshtu e kane keta te -Rivdekjes-se po afrojne zgjedhjet duhet te behen te mire ,te ndjeshem per popullin.Tani ne fund te mandatit keta po u heqin biznesit taksen e -tatim -fitimit- si i shtrydhen mire e mire shtate vjet e gjysem duke i rjepur tani po bejne propogande qe ne ja po ju ulim taksat .Prandaj o nderuari komentues ketu eshte tamam shtet -rrumpalle-me nje qeveri hajdutesh dhe trafikantesh ,kriminelesh dhe grabitsish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu