• |
ide | kryesore

Moto GP/ Quartararo është kryesuesi i ri i Botërorit: rrëzimi në Katalonjë i prish festën Rossit

-Instant, Sport



Fabio Quartararo rrëmben fitoren në GP të Katalonjës e kthehet në krye të klasifikimit të Botërorit në MotoGP. Në Barcelonë, francezi i team Petronas lë pas dy Suzukit e Joan Mir e Alex Rins, vendi i katërt për Morbidellin. E dielë për tu harruar për Andrea Dovizioso, i përfshirë në një kontakt me Zarcon në fillim të garës e i detyruar të tërhiqet. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Valentino Rossin, që rrëshqiti në ditën e GP numër 350 në klasin mbretëreshë.

Duhet të ishte e diela e duelit Botëror mes Fabio Quartararo e Andrea Dovizioso, por një rrëshqitje e pilotit nga Forli në kthesën 2 të xhiros së parë fshiu spektaklin e parashikuar në Montmelò. Përfitoi menjëherë El Diablo Fabio Quartararo që, pas dy muajve thatësirë, ngjitet përsëri në shkallën më të lartë të podiumit, duke rimarrë kreun e renditjes së përgjithshme.

Buzëqeshje e entuziazëm për Suzukin që, me dy vendet në podium të Mir e Rins, sheh një pilotëin e saj në vendin e dytë të renditjes së përgjithshme të Botërorit. Për Mir është një konfirmim, podiumi i tretë radhazi e kuota 100 pikë në renditje, vetëm 8 pikë larg kryesuesit Quartararo që tani ka një rival më shumë në garën për titull.

Në ditën e garës numër 350 në MotoGp është një tjetër rrëzim që i prishi festën Valentino Rossit. Do kishte qenë një kënaqësi e dyfishtë ndoshta për Doktorin, duke qenë se në momentin e rrëshqitjes në xhiron e 16, ishte në vendin e dytë e virtualisht në podiumin e tij të 200° në karrierë në top-class.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *