• |
ide | kryesore

Nuk janë dhëmbët e Elisës, por proteza e Ramës

-Instant, Arkiva, Blog

Kete jave qe shkoi, nje fragment debati ku une isha protagonist u be viral, duke krijuar nje gallate ne rrjet qe nxiti shume fantazi.


Behet fjale per nje moment gjate debatit ne emisionin Open ne TCH, kur ministrja Elisa mu drejtua duke me thene se (i) per ate qe une jam, dhe (ii) per vota, ajo “me ha per mengjes”.


Te jem i sinqerte kam qeshur shume keto dite me statuset dhe memet qe me dergonin miqte. Ne fakt, kjo shprehje e perkthyer nga Anglishtja, e thene per te treguar nje vetekenaqje pertej kapacitetit te kercenuesit, vetvetiu te ben per te qeshur.

Mirepo, e pare nga nje kendveshtrim tjeter, kjo arrogance ka edhe disa nota serioziteti.

Nuk arrij ta imagjinoj dot se cfare do te ndodhte ne Britani nese nje minister do i thoshte ne nje televizion kombetar nje pedagogu dhe aktivisti qe “une ty te ha per mengjes”. Ne bindjen time ai minister nuk do ishte me i tille deri ne dreke. Por ne nuk jemi Britani.

“Ku e gjejne gjith’ k’te guxim, mor jahu?” me pyeti dikush.

(i) Ne lidhje me pjesen e pare, per ate qe une kam arritur, mendoj se nje qytetar nuk duhet te jete dikushi qe ministrja mos ta haje per mengjes (!). Une mendoj qe edhe sikur une ta kisha kaluar jeten duke numeruar yjet, tespiet, apo pllakat e bulevardit, perfaqesuesi me i larte i shtetit, sic eshte nje minister, duhet te me trajtoje me respect dhe dinjitet. Ne prandaj i mbajme me para dhe privilegje Elisen me shoke, qe te kujdesen vecanerisht per ata qe nuk ia kane dale dot vete ne jete.

Mirepo, qellon qe une kam nje doktorature nga Universiteti i Oxfordit, nje burse Clarendon, dhe nje karriere si pedagog ne disa nga universitetet me te mira te Botes, dhe si konsulent i organizatave me te medha nderkombetare. Pra, per nga formimi dhe per nga arritjet akademike besoj se kam nje karriere pak me te merituar se te Elises. Por une nuk kam qene doganier… Keshtuqe aq sac kushtojne cantat e ministreshave, nje pedagog si une nuk i fiton dot as ne nje vit.

Diplomat e mia Elises nuk i hyjne as ne sy dhe as ne stomak, pasi metri mates nuk jane as shkollimi dhe as puna e ndershme, por pasuria materiale.

E sigurisht, qe sikur une te kisha punuar edhe dy jete, nuk do krahasohesha dot me ata qe levizin me makina 150 mije euroshe, apo ata qe parate e buxhetit te shtetit i fshehin neper bodrume dhe streha fiskale.

Ne boten me cudira ku jeton Elisa, ne jemi thjesht miza qe iu prishim qetesine me zukatjet tona per trajtim te barabarte, demokraci, dinjitet e brockulla si keto…

(ii) Ne lidhje me pjesen e dyte, ate te votave. Ne nje sistem te lire, votat tregojne mbeshtetjen tone per nje politikan. Ne kete pike, nje politikan qe mburret me votat qe ne i japim, nuk eshte me shume se nje infantil qe vdes per vemendje.

Mirepo, ne nje sistem me lista te mbyllura, ne nuk votojme per kandidatet. Keshtuqe Elisa qysh se eshte futur ne politike dhe deri ne diten kur zotohej se do me perbindte, nuk eshte votuar asnjehere. Me ler ta theksoj: Asnje dite ne jeten e saj Elisa nuk eshte votuar drejtperdrejte nga populli! Elisa, ashtu si 139 koleget e tjere, kane hyre ne Kuvend sepse keshtu ka dashur kryetari i partise.

Sic nuk ka mbetur i madh dhe i vogel pa e mesuar, kryetaret e partive kane ngritur makineri qe grumbullojne vota permes premtimeve, shkembimeve, parave, manipulimeve dhe kercenimeve. Prandaj, votat nuk jane me shprehje e mbeshtetjes tone, por tregues i “fuqise” se tyre.

Kjo eshte edhe arsyeja perse politikanet ne Shqiperi i trajtojne votat si prone private, duke iu referuar si “votat e mia”. Helbete!, i kane blere me para ne dore.

Pra, thene me fjale te tjera, Elisa nuk mburret me dhembet e saj, por me protezen e Rames, ku sigurisht ajo eshte njeri prej dhembeve te qenit, qe perdoren per te shqyer mishin e kundershtareve.

Roli qe ajo ka marre eshte telendises dhe dekurajues per gjithcka ajo perfaqeson. Deklaratat e saj per filma me perdhunues, fleterrufete per kundershtaret politik, dhe gjithe rolet publike qe ajo luan, kontribojne ne krijimin e bindjes qe as grate, as te rinjte, dhe as te shkolluar jashte, nuk jane me mire se burrat qe na kane qeverisur gjate 80 viteve te fundit. Dhe ne fakt, kjo eshte drama e vertete.

Gjene mire qe ka nje kohe per cdo gje. Kercenimet e tyre jane klithmat e atij qe po bie drejt fundit te humneres, sepse ujkut plak i ka ardhur per te shkuar, e bashke me te edhe dhembeve te krimbur nga pushteti…

23 Comments

  1. Mentalitet komunist. Megjithe ate shkolle, Sa keq qe se paske kuptuar cfare te tha Elisa. Edhe ky shkrim prej inatcori ndjell neveri dhe nuk i vlen askujt.

  2. Shume e sakte Endri. Kur e degjova ate “te haj per mengjes” per dy sekonda mendova se mos e kishte si shprehje seksuale, sic i themi ne te hongsha zemren, cicen etj, por u kthjellova shpejt dhe e mora me mend qe eshte shprehje te njerezve pa identitet pa moral injorant qe i eshte mbushur mendja se duke perdorur metaforizma aliene per shqiptaret jane dhe intelektuale te lexuar, njerez qe adhurojne forma dhe jo esence, si ajo tjetra “Pjesa e Luanit” 🙂 qe ka hutuar gjysmen e popullsise Shqiptare dhe akoma sdine per ke Luan behet fjale. I ke degjuar kur nderrojne dhe theksin ne italisht? Kemi te bejme me gomere dhe Zot na fal qe ofendojme gomeret pasi jane kafshe te dobishme per njerezimin, ose te pakten kane qene deri dikur.
    Nuk e di ne c’kontekst mund te jete dikush kunder demokracise direkte, qe listat e hapura jane nje hap drejt demokracise direkte. Ishte nje argument qe do mbushet parlamenti me kriminele dhe njerez qe kane blere votat qe fatkeqsisht nuk mori pergjigjien e merituar pertej kunder argumentit qe kriminele e injorante ka dhe me lista te mbyllura se i fut kryetari. Fakti qe me lista te hapura mund te futen kriminele dhe injorante nuk ka te bejme me cilsine e kerkeses per lista te hapura por me defektet e demokracise. Nuk po kerkojme lista te hapura se do zgjedhim 100 Einstein ne parlament por se eshte e drejta jone te zgjedhim dhe nje idiot.
    Perpara Endri me me shume force dhe mos shpenzo energji tju pergjigjesh idiotesirave te Spiropalit e kompani sepse jane ne nje pike ku argumentimi me ta vetem se i ngrine ne nivel qe nuk e meritojne.

  3. Per Nina B., neveri ngjall ti, Spiropali dhe soj e sorollopi rilindas qe vec me parulla, propagande dhe gjeste me kembe e me duar mendojne se njerezit hane bar.
    E padurueshme Spirokali, madje me e neveritshme se T. Balla.

  4. Fatkeqesia jone eshte se konkurrencen seres se Spiropalit ja bejne keta te kallepit te Shabanit.

    Karriere si pedegog thote ne disa nga universitet me te medha te botes dhe konsulent i organizatave me te medha nderkombetare.

    Nuk ma merr mendja kurre se nje individ (i shendoshe nga mendja) qe ka perpara (se eshte i ri) karriere si pedagog qofte edhe ne 1 universitet te madh boteror, te kete kaq kohe te lire ti kushtoje politikes se dites ne Shqiperi! Kurren e kurres, per asnje arsye!

    Pastaj, ai qe ka perpara nje karriere ne universitete te medha boterore, si pedagog, c’pune ka te propozohet tek fjala vjen Universitetit Luarasi ne Tirane!? Me gjithe respektin per UL, a nderrohet ky me karrieren ne universitet te medha boterore!? Kurren e kurres!

    I vetmi shpjegim logjik qe me vjen nder mend eshte rrena me bisht, mashtrimi sy per sy i shqiptareve, sic kane bere plot te tjere para tij!

    Se c’te keqe ka te pohosh thjesht te verteten, pa e ‘zbukuruar’, nuk e kuptoj dot! Edhe sikur te thote, une kam studjuar ne Oxford, po marr doktoraturen po jashte, mjafton, del e tepron per tu dalluar ne vendin e analfabeteve funksionale. Pse duhet medoemos te mashtrosh!? Pse duhet ta shesesh pervojen rastesore si lektor, per mesimdhenie ne nivel pedagogu!? Aq me shume per ‘karriere’ ne kete fushe!?

    Vazhdojme pastaj me ‘konsulencen’. Subjektet qe i ofrojne direkt, ne vete te pare, jo si nen-kontraktore, konsulence organizatave nderkombetare, zakonisht jane kolose te sektorit, shpeshhere kompani shumekombeshe. Per keta pastaj punojne nje mori punetoresh kerkimore. Keta te fundit nuk jane e as nuk mund te cilesohen ‘konsulente’. Organizatat boterore nuk blejne gje nga keta, per nga subjektet per te cilet keta punojne (eshte si te thuash, une ushqej boten, duke qene pjekes mishi te Mc Donaldi).

    Vazhdojme. Do kisha vertet qejf te shikoja dike qe ket pune kerkimore e ben neper bote, kerkon fjala vjen, per llogari te BB-se, ne Afrike, ne AmLatine, ne SHBA e me rradhe. Keta si Sh ne fjale keto punet kerkimore zakonisht vetem ne Shqiperi i kane.

    1. Edhe mua ky Shabani me duket peshe e lehte por e verteta eshte qe te gjitha ato qe ka shkruar(pervec faktit qe e ka perfunduar doktoraturen, aty thuhet ne proces) figurojne tek faqja e Universitetit te Oksfordit. Sesi ia ka dale Shabani i “shoqerise se hapur” te depertoje aq lart eshte ceshtje tjeter por ato qe ka shkruar jane formalisht te sakta.

      1. @Neri

        Nuk e ve ne dyshim diplomimin, as faktin qe mund te kete dhene leksione ne universitete jashte Shqiperise.

        Ama te jesh i diplomuar jashte, e te kesh dhene leksione per nje kurs/nje modul etj. nuk do te thote detyrimisht te kesh perpara nje karriere premtuese universitare si pedagog ne universitetet me te shquara europjane!

        Mashtrimi me efikas eshte pikerisht ai qe ka nje doze te vertete brenda.

        Shabani abuzon me ne pikerisht ne kete linje: perdor diplomimin dhe ndonje kurs ku ka marre pjese si lektor i jashtem per te ndertuar nje imazh vetjak (te rreme), si akademik i suksesshem ne Europe.

        Une jetoj dhe punoj vete prej vitesh ne BE. Ketu do te ishte krejt qesharake sikur nje kandidat politik, i cdo niveli, te dilte e te kerkonte konsensus vetem mbi faktin se ka diplome dhe/apo sepse jep mesim ne universitet! Kjo sepse diplome kane thuajse te gjithe (dhe ata qe nuk kane jane njelloj te respektuar, pasi kane zanate e dije te tjera) ndersa mesimdhenia eshte nje profesion si gjithe te tjeret!

        1. Le te jemi realiste. Behet fjale per bursen Clarendon, nje nga me cilesoret ne bote, dhe shqiptaret qe mund ta kene marre numerohen me gishtat e njeres dore. Nuk eshte ndonje krim i madh qe t’ja njohesh vetes si avantazh ne nje debat publik. Jetojme ne nje vend ku kryetari i Bashkise me te madhe eshte mburrur prej vitesh me nje diplome qe nuk e ka, nga nje universitet pak me shume se medioker si ai i Michiganit. Ne nje vend normal nje njeri me ate lloj burse as nuk do te pranonte te ulej ne debat me nje te llojit te Elises, por ne momentin qe ulesh eshte mire qe njerezit ta dijne qe argumenti qe perdor ti ka nje background kerkimor te tille . Idealja eshte qe argumenti te fitoje me fuqine e logjikes se tij, por kjo nuk eshte e lehte ne studiot shqiptare ku njerezit i zgjojne nga gjumi vetem kercenimet kanibale te Elises. Diploma nuk eshte garanci per fortesine e argumentit por sigurisht i jep nje autoritet tjeter. Njerezit nuk duhet te ndjekin te verber, e te impresionohen por sigurisht nje mirebesim me i madh apriori i dedikohet atij qe e ka diplomen ne krahasim me ate qe nuk e ka.

          1. Informohu me mire. Shqiptare qe kane perfunduar me sukses studime ne universitete te medha e te vogla boterore, fatmiresisht ke me mijera.

            Do te perbente perparesi bursa ne fjale, ne rast se debati do te ishte i fokusuar tek lenda objekt i punes studimore/kerkimore te personit te ftuar. Aty po, do te te jepja te drejte; ai me burse oxfordi do te ishte natyrisht me i besueshem sesa nje person i pakualifikuar.

            Po keshtu ne pergjithesi absolutisht jo, nuk ka lidhje.

            Pastaj mos harro se gara politike tek ne kerkon fitimin e nje nr me te madh votash se kundershtari, nga votuesit shqiptare; qe jane ata qe jane dhe sigurisht nuk jane te te njejtit kaliber me anetaret e nje bordi akademik anglez 😉

            Shabani fjala vjen mund te jete me i afte e me i pershtatshem te kryeje pune kerkimore ne Angli, nderkohe Lali Eri, fjala vjen serisht, eshte me i pershtatshem per te qeverisur popullin nga Lapraka ne Shengjergj (pune e cila ka padyshim perberes qe nuk mund te ti mesoje as Micigani e as Oxfordi…)

          2. @ Gudnajt
            Fjalia e fundit tregon qe te pelqejne vetem mashtrimet e trasha pranda i bie ne qafe Endrit qe i ben te holla.

        2. o mashtrim, shyqyr qe punon jashte ne BE…. si qindra e mijera shqipetare….Ai ne debat me elisen nuk po kerkonte “konsensus politik” ai thjesht tregon nder te tjera…se si nje person me me pak merita intelektuale se ajo kerkon ta perule intelektualisht dhe nuk ka te drejte edhe po te ishte njeriu me i thjeshte ne kete vend. Personi nese i ka ato diploma, i ka dhe nuk eshte e thene qe meritat duhet ti jape ne nje vend te huaj (qofte ne akademi qofte ne politike; pse nuk duhej te gjente kohen e te jepte ndihme ne kete kontekstin tone ?)Pse jo ne Shqiperi edhe pse jam un e para qe zgjedh te kunderten. Pergjigjja qe i jep elises e eshte e drejte. Ti ne vendin qe jeton e ke degjuar dike ti pergjigjet apo replikoj ne kete menyr???!!!! Vetem nje her te vetme?Po, ne nje vend demokratik apo te BE ajo nuk do ishte ministre qe te nesermen!

  5. Po Eliza eshte dashnorja e Rames prandaj edhe eksitohet kur flet ne TV. Ajo e ha pallen e skendrbeut. Mos e luani luaneshen e rames se I duhet edhe nje mandat qe ta bej shtepin afer dashnorit surrelian apo surreal.

  6. Po them dy fjale pa si lexovakomentin e “vetem mashtruesa “ Cdo njeri e mat tjetrin me metron e tij. Hajduti i shikon te gjithe si hajduta maskarai te gjithe maskarenj. Nuk e beson I gjori qe rilindasit e vertete (jo keta te sotmit) harxhuan pasurine e tyre per Shqiperine i mendon te gjithe jane maluketer si keta qe na qeverisin (e ndonje tjeter ne opozite). Me vjen keq per te dhe shume si ai. Shikoni o Njerez cfare te ben “shperlarja e trurit. Me vjen keq per ate popull qe do te vuaje akoma por cdo popull ka ne qeverisje ate qe e meriton

    1. Shabani mashtron sot, kur fundja nuk ka nevoje te mashtroje, imagjino sikur te marre pushtet e tja doje puna e interesi te mashtroje, sa larg mund te shkoje! Imagjino sa i rrezikshem do te ishte per republiken tone te bananeve nje mashtrues me aftesi akademike te kalibrit oksfordjan! Ky do ja kalonte elizave duke e ngritur vjedhjen ne nivel shkencor 🙂 !

      Persa i perket “rilindasve” qe permende, kam pershtypjen se mjerimi (intelektual) banon tek ti. Elitat e etnise shqiptare e elaboruan platformen e tyre te emancipimit nga Perandoria Osmane gjate shekullit te 19-te te detyruar nga rrethana qe nuk vareshin hic fare nga ata vete: dobesimin i pasherueshem i Perandorise, afirmimi i modelit te shtetit-komb nga revolucionet franceze e amerikane e ne vijim, proaktivizmi i elitave te etnive te tjera ne Ballkan (rumunet, bullgaret, greket, sllavet e jugut…). Te gjitha keto te marra se bashku e detyruan kasten shqiptare te punoje per krijimin e nje alternative ndaj Perandorise Osmane, qe do tu garantonte vazhdimesi te pushtetit e te privilegjeve.

      Ne kete kontekst, perrallat me pasuri te shkrira ne altarin e kombit jane pordhe me rigon… .

      1. @Mashtrim (i holle) por prape mashtrim

        Nuk mund te bazohet nje argument qe pretendon te shpalos te verteten ne dyshime spekulime dhe hamendje per te nxjere ide e bindje cfare do qofte subjekti. Jo se dyshimi yt per CVne e Endrit eshte jo llogjik perkundrazi ne katrahurren qe eshte Shqiperia eshte i merituar por se dyshimi sado i forte te jete nuk eshte kurre si e verteta, dhe kur eshte fjala per te bere nje demaskim publik te dikujt apo nje sulm te karakterit je i detyruar te bazohesh ne cfare di si te vertete dhe jo te nxjeresh konkluzjone duke hedhur dyshime. Do te ishte me se e vlefshme sikur Endri te te kerkonte pune ty ta zeme si rektor dhe ti nisur nga dyshimi qe ke per CVne e tij ta rrefuzosh, por nuk eshte e njejta gje te perdoresh dyshimin per te sulmuar karakterin e tij dhe rrjedhimisht dhe argumentet e Endrit.

  7. Ky komentuesi qe na ka komentuar me nje tog fjalesh -vec mashtruesa -me ngjan me ata sekretaret e byrose te -PPSH-se ,ku nuk i fonepsin dot fjalet e te tjereve ,shkrimet e te tjereve ,krijimet e te tjereve ,talentin e te tjereve por thjesht dhe shpejt i ediketonin, se ky po ben propogande kunder udheheqjes te -partise-dhe i denonin ,i persekutonin ,i burgosnin me ligjin fame keq -55-agjitacion dhe propogande.

    1. Une fundja nje koment po bej, poshte nje shkrimi, kurse Shabani me ket pune merret perdite: etiketon, stigmatizon, shan e mashtron 360°, nga ‘lartesite’ e arritjeve te tij (te hipotizuara) akademike! 😉

    1. nuk e di ku qendron interesi ta puthesh ate te sales kur ai nuk esht ne pushtet; po logjika te con te kurioziteti kujt do ja vejn Fajin tipat si ti kur mos te jet ky sala????

  8. O Shabon, Ti i ke hyr politikes prej Mames qe do te te shohe te famshem! Ai tjetiri shiti fiq dhe i mbuloje financimet po ti cfar ke shitur…?

  9. Sesa ‘i ndryshem’ eshte Shabani nga Spiropali u deshmua dje nga votimi i partise se Shabanit ne parlament.

    Fatkeqesi e madhe per ne si shqiptare qe alternativat i kemi edhe me te liga sesa problemet qe kerkojne te zgjidhin!

    Kam shprese gjithesesi se nuk do te vonoje dita e nje klase me te vertete te re, te shendetshme e te pergatitur qe do ti pastroje keta te gjithe, marifetcinj e mashtruesa te vjeter e te rinj!

  10. Shabani kaloi nga Mjafti i Erionkës dhe Elisës, tek Aleanca Kuqezi e Spahiut. I lezetonin lekët e OJQ-ve në të cilat bënte pjesë e i nxirrrte me tufa nga bythët e trasha dikur nga 2007-2008…..
    Shabani që ka bërë masterat e doktoraturat me financimet e Sorosit. Politika e ndyrë shqiptare na ka mësuar me këto modele, armiq imagjinar, ose më saktë armiq n╒ dukje të popullit e miq kur ndajnë paret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu