• |
ide | kryesore

OBSH: Duket e papërfytyrueshme, por priten 2 milionë viktima nga COVID

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar nga një rritje masive e numrit të viktimave nga pandemia e Coronës. Në SHBA numri i të infektuarve me Corona kaloi ndërkohë në një milionësh tjetër.

Numri i dy milionë viktimave nga pandemia e Coronës është i papërfytyrueshëm, por “jo i pamundur”, deklaroi Michael Ryan, Drejtor i Ndihmës së Emergjencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH në Gjenevë. Madje kjo shifër pa një bashkëpunim ndërkombëtar është „me shumë gjasa.” Sipas Ryan një rritje e re masive e infektimeve është e mundur. Prandaj duhet të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat kundër SARS-CoV-2. Higjiena, mbajtja e maskës, distanca, testimi, ndjekja e kontakteve, karantina, shkruan Deutsche Welle.

Çështja që shtrohet është: Jemi të gatshëm të veprojmë së bashku multilateralisht e globalisht, që ta kontrollojmë këtë virus në vend që ta kontrollojë fatin tonë? Nëse nuk e bëjmë këtë dhe nuk e zhvillojmë mënyrën, dimensionin dhe intensitetin e bashkëpunimit, atëherë kam frikë, se duhet të përgatitemi për një shifër të tillë, dhe për fat të keq ndoshta edhe një më të lartë”, tha Ryan.
Sfida kryesore si më parë është zhvillimi i një vaksine të efektshme. Aktualisht numri i viktimave në botë që kanë humbur jetën nga virusi Corona po i afrohet shifrës 1 milionë. Pritet që kjo të kalohet në javën që Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar ndërkohë më shumë se 7 milionë të infektuar, sipas Universitetit John Hopkins. Kjo është shifra absolutisht më e lartë, ndjekur nga India me 5,8 milionë raste dhe Brazili me 4,7 milionë të infektuar. Ndërkohë në të gjithë botën janë infektuar 32 milionë vetë, 283.000 në Gjermani. Edhe në Gjermani ka rritje të numrit të infektimeve.

Krahasimisht pandemia e Coronës është zhvilluar më lehtë në Afrikë deri më tani. Që ky kontinent deri më tani i ka shpëtuar rritjes së lartë të infektimeve mendohet, se lidhet me kushtet klimatike të tij dhe një dendësi të ulët popullsie në shumë rajone, ka bërë të ditur zyra e OBSH-së në Brazzaville. Një rol mund të luajë edhe mosha e ulët mesatare e popullsisë afrikane.



6 Comments

  1. Deri me sot nga ajo cka po shohim duket sikur OBSH eshte kthyer ne agjenci funerale, vetem numerojne viktima dhe bejne projeksione sa do te jete ky numer ne te ardhmen. Njoftim ne kohe per mbare globin, nga te cilet mirepaguhen, nuk bene; protokollet qe ne muajt e pare ishin te gjithe te gabuar; hetim epidemiologjik deri me sot nuk kane bere, perjashto universitetet me emer dhe shtetet vete, atehere cili eshte roli i tyre ne lidhje me fondet marramendese qe marrin dhe qellimin per te cilin i marrin ???? Keta ose te kthehen ne OJQF ose te riformatohet e gjithe organizata.

  2. VERTET E PAPERFYTYRUESHME! 93% E TAMPONEVE TE DEKLARUAR POZITIVE JANE FALLCO. NUK THONE KOT SPECIALISTET DIKTATURE MJEKSORE.

  3. Per obsh eshte rezultat i mire.sa me shume te vdekur me shume fonde marin.kjo eshte me keq se rishkerdhatat tane qe vjedhin miliarda nga populli i tyre.jane edhe me te zote per ti fshehur se i kane offshore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *