• |
ide | kryesore

Pas akuzave për drogë, reagojnë Sara Khan dhe Angad Hasija: Jemi të shokuar

Paparazzi, Slider



Së fundmi në mediat indiane u raportua se Sara Khan dhe Angad Hasija, të njohur si Sadna dhe Alek nga seriali indian“Bidaai”  janë përfshirë në hetimin për drogë nga Byroja e Kontrollit të Narkotikëve.

Pas lajmeve, dy aktorët kanë folur rreth kësaj cështje  për “India Today”, duke mohuar të jenë përfshirë në këtë çështje. “Nuk kisha dijeni për këtë. E mora vesh nga mediat që emri im është përfshirë. Nuk kam përdorur kurrë drogë. Nuk e kuptoj pse është përdorur emri im. Ndoshta sepse jam parë në klube duke festuar, por kjo nuk do të thotë që unë përdor drogë. Sinqerisht, nuk kam asnjë informacion”-tha Sara Khan. “Jam i shokuar pasi mësova këtë lajm. Janë gënjeshtra dhe unë nuk kam fare lidhje me këtë. Emri im është përmendur pa të drejtë në këtë”-deklaroi Angad Hasija.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *