• |
ide | kryesore

Pas Bechettit edhe turqit e KURUM kërkojnë 100 milionë euro nga shteti shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqipëria do të përballet me një çështje të ngritur në arbitrazhin ndërkombëtar nga kompania Kurum, e cila ka patur përpara disa mujash koncesionin e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit.

Çështja është regjistruar më 23 Shtator në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investime në Washington, nga shoqëria “Durrës Kurum Shipping”, “Durrës Container Terminal” dhe dy investitorë të tjerë të këtij terminali.

Kompanitë i kërkojnë vendit tonë një shumë dëmshpërblimi prej 100 milionë Eurosh për prishjen e kontratës nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Beteja ligjore mes dy palëve është zhvilluar edhe në Shqipëri, por kompania koncesionare ka humbur procesin gjyqësor dhe tashmë i është drejtuar një gjykate ndërkombëtare.

Lajmi për këtë padi u publikua në revistën “Global Arbitration Review”, media e specializuar në këto çështje.

Kompania Kurum lidhi kontratë në Qershor të vitit 2011 me Ministrinë e Transporteve dhe Punëve Publike për të marrë të drejtat ekskluzive të operimit në terminalin e kontenierëve për 35 vjet.

Vlera e investimit në këtë terminal sipas kontratës duhet të ishte 32.5 milionë Euro, ndërsa çdo vit duhet t’i paguante autoriteteve publike 2% të të ardhurave nga shfrytëzimi i Portit të Durrësit.

Shqipëria humbi përpara disa muajve një tjetër çështje me kompaninë “Hydro Srl” në po këtë gjykatë në Washington, duke i rënduar buxhetit të shtetit një faturë prej 109 milionë Eurosh./Tv Klan



14 Comments

  1. edhe 4-5 kompani te huaja qe kane mbetur ne Shqiperi po hedhin ne gjyq kete shtet te falimentuar!

    Votojeni prape kete kelyshin bastard bolshevik qe i perzuri njerezit nga vendi!

    1. Ore kar ,, thirri mendjes dhe mos komento kot.
      Kurrumi eshte nje kompani mashtruse , fantazme. Lexo se cfare shkruajne per kete kompani. Ka mashtruar mbi 27 banka dhe ju ka marre mbi 800 miljon euro me bilance te falsifikuara.
      Ndersa ne rastin e shqiperise , ishte komplet nje komapni shushunje . Jo vetem qe nuk investoi asnje lek tek porti , por as ate 2 % nuk e pagonte se tregonte gjithmone bilance negative.
      Koncensjonin e kesaj kompani mbi terminalin e portit te durrsit na e beri peshqesh LSI , plus qe i pagoi nja 100 miljon euro tek PD . Ata me kete arbitrazhin duan thjesht e marrin mbrapsh ato qe i paguan PDs.
      Shiko sa here e kane nxjerre tek Stopi dhe Fiks fare kete kompani.
      Ne kete rast jam i sigurte se Arbitrazhi do na japi ne te drejte se ata nuk kane zbatuar asnje pike te kontrates..

      1. Edhe beccheti, i dashur bole, ishte kompani fantazme, armike e popullit ene i Partis!

        O kar, po te grijne nga leket kompanite e huaja po te them, O bole e Surrelistit!

      2. Kar Rilindas me zile je ti.
        Si nuk ju vjen turp qe mbroni kete qeveri qe po e boshatis vendin nga Shqiptaret!!!
        Kete ceshtjen e Kurumit ne portin e Durresit e njoh mjaft mire (kam patur miq qe punonin aty). Dhe mund tju them me siguri te plote qe faji ishte 100% i shtetit Shqiptar.
        Vetem nje fakt , Kurumi kishte ble nje vinc mjaft modern (disa Milione EUR), por nuk e linte shteti ta instalonte dhe u detyrua ta shesi (pas 3-4 vitesh) per 5 Lek ne Afrike.
        Ore shkerdhat, mos na trego ne kush eshte Kurumi, po shko tregoja Tulant Balles qe ka mare 10-tra Miliona EUR ne forme gjobash nga Kurum Elbasan.
        Normaj qe do bej mashtrime e pislliqe Kurumi, me pune te ndershme ne Shqiperi nuk ja dilet dot ….

      3. Me vjen keq e ke komentuar me avatarin tim..Jo se me plasi tr se dava emrash kot jane por sa per sinqeritet mund ta kishe lene edhe pa emer!

  2. Teorikisht, kesaj rradhe, kete kompani e falimentuar qe prej vitesh merrte te ardhura nga sherbimet e portit, duke i bere edhe konkurence kompanive te tjera, duhet ta kishin hedhur me kohe ne det. Kjo nuk eshte investim i dikujt nga politikanet e tanishem.. Keta jane parazite perfitues qe kane rrjepur kete vend qe ne fundin e viteve ’90..Keta qelbin gjithe qiellin e Elbasanit sepse nuk vene as filtra ne shkriresen e skrapit super te ndotur. Ne ate fabrike vdesin disa persona ne vit nga mungesa e kushteve te sigurise..Keta kane vite qe nuk i paguajne taksa shtetit te varfer shqipetar nga koncesioni i portit te durresit…sepse jane kompani ne falimentim. Problemi eshte tek shteti shqipetar qe eshte aq i korruptuar saqe edhe nje ceshtje te tille, ne teori te fituar, me shume mundesi do ta humbase..

    1. Ti qe ec aty me burrin, nese qenka kompani fantazme dhe mashtruese, atehere c’ne shteti i lidh kontrate dhe lejon te operoje ne Shqiperi?

      1. Nuk thashe qe nuk eshte faji i shtetit, dhe ne kete rast i zgjebarakeve ridhjerjes. Megjithese historia e ketij kurumit ka filluar shume me pare. Pronaret e kesaj kompanie kane krijuar aq shume kerpudha saqe eshte e veshtire ti c’rrenjosesh..Te njejten gje them edhe me Bechettin, qe eshte nje mashtrues dhe ‘investimi i tij” vetem i tille nuk ishte..Por problemin e ka shteti yne qe funksionon me pare ne xhem e me rrole ne skene..se e dijne te gjithe qe humbasin paret e shqipetareve jo te xhepit! P.S.Ligjerata e pare e gjate me te shara fillestare, e ndonje te ridhjeri, nuk eshte e imja..

  3. Eshte loje e Rilindjes per te fituar para qyl perpara zgjedhjeve duke humb gjyqet

    ne marreveshje me fituesit per ti ndare parate pergjysme. Loje e bukur apo jo ?

    Te zgjuar per bese.

  4. Si shpjegohet qe keto ngjarjet e fundit per arbitrazh perkojne te ministria e infrastruktures ??
    Dallavere me ministrine apo derrat dhe injorantet e ministrise po i shkaktojne miliona euro dem shqiperise ??!!
    Te nderhyje menjehere prokuroria sa nuk ja dale ndonje kompani tjeter per arbitrazh

  5. SPAKUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU – MOS FLENI GJUMEEEEEEEEEEEEEEEEE. E KANE RRJEPUR KOMBIN, SHTETIN, QYTETARET, BUXHETI KA HUMBUR SI KONCEPT. DIKUSH OSE DISA E KANE QELLIM NE VETVETE TA SHKERDHEJNE KETE KOMB ……… PRANGATTTTTTTTTTTTTTTT OSE DO JENI JU SHKAKTARET E VERTETE TE SHKATERRIMIT

    1. A je ne trerezi ti apo jo?
      Po ku ka kaohe prokuroria te merret me gjera te tilla, ajo eshte e zene duke fut ne burg ndonje fukara qe ka 10 Mij lek Drita pa pagu, ose ndonje adoleshent qe e kapin me 2 cigare Hashah, per mos me zene me goj aksionin spektakolar qe bene duke kam me presh ne duar “Zogun e Tiranes”.
      Ky eshte Shteti qe duam (dhe qe meritojme)….

  6. Kta gabelet e Kurumit nuk kan lene gje pa vjedh ne shqiperi, kurse kta hajdutet e shtetit nuk kane lene gje pa i vjedh kurumit.
    Kurumi ka shkuar ne arbitrazh pasi ka bere marreveshje me ministrat , pra do ndajn milionat bashk prag fushate

  7. KETE DISKUTOJ NE TURQI PARA 10 DITESH RAMA BERI PAZARIN E RADHES COJE NE ALBITRAZH SE NE COJME BURRIN AVOKATIN E SHTETIT DHE GRUAN AVOKATIN E KOPANIS DHE FITONI JU PARAT I NDAJME 50% ME 50%. RAMA ERDOGAN…………………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *