• |
ide | kryesore

Patozi: Truku i Ramës me pragun 1% për të hyrë në parlament

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Bindja Demokratike thotë se “lëshimi” i Ramës për të ulir pragun e hyrjes në parlament nga 3 në 1% ka si synim të mashtrojë opozitën brenda kuvendit që të miratojë variantin e tij të listave të hapura.

“Me sa po kuptohet “Rilindja” është e vendosur për ta mbajtur në këmbë formulën e ndyrë të mbajtjes mbyllur të listës, duke bërë sikur e ka hapur, thjesht që të përligjë rënien e koalicioneve në formën klasike, siç kanë qenë deri sot.

Ndërkohë që do të shtiret këto ditë sikur po sakrifikon shumë, duke pranuar pragun kombëtar 1 përqind, si një lëshim të madh për opozitën në parlament.

Por e ka kot, sepse nuk do të gënjejë askënd, si brenda, ashtu edhe jashtë sallës së Kuvendit, si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Dhe aq më pak do t’ia dijë njeri për nder gjoja kompromisin për uljen e pragut, sepse e kupton edhe bufi që është taktikë djallëzore për të shpërqendruar vëmendjen e publikut nga problemi real” – shkruan Patozi.

“Është fare e qartë për këdo se Edi Rama po kërkon të përforcojë regjimin e diskretituar të kryetarokracisë, në ditën më të zezë të qeverisjes së vet dhe në kulmin e rënies së aksioneve për partitë e vjetra në Shqipëri. Me ruajtjen e listës së mbyllur, praktikisht ai e ka blinduar pushtetin e vet dhe të Lulzim Bashës, duke i dhënë edhe më shumë kredite secilës parti dhe secilit kryetar, për t’u konsideruar si qendrat e vetme të gravitacionit politik në Shqipëri.

Por tek e fundit, Lulzim Bashën, nuk ke pse ta fajësosh sot, sepse formalisht nuk ka ndonjë rol për të luajtur. As ka paraqitur ofertë dhe, as ka vota për të dhënë që ai palacollëk të kalojë. Edhe pse mund të jetë duke fërkuar duart në heshtje, duke pritur me padurim ditën që “Rilindja” ta miratojë në parlament draftin, fiks ashtu siç e ka shkruajur dhe e ka paraqitur Damian Gjiknuri.

Madje atij i takon edhe të hiqet si i mërzitur dhe është në të drejtën e e vet edhe të akuzojë Edi Ramën si autorin e vetëm të një Kodi Elektoral tërësisht të njëanshëm, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve. Pavarësisht, se ajo mund t’i interesojë, madje edhe pak më tepër se vetë Edi Ramës. Sepse është një bonus, që i vjen dhuratë nga kampi i “armikut”. Është si ato golat në fushë kundërshtare, që kanë vlerë të dyfishtë” – thotë Patozi.

“Por edhe perspektiva e Kodit Zgjedhor duket e zymtë dhe, me sa kuptohet, ajo poshtërsi politike dhe juridike kundër interesit të Shqipërisë do të miratohet, ndoshta brenda kësaj jave, prapëseprapë nuk mendoj se zullumi do të triumfojë. Sepse përgjegjësit e këtij hapi domethënës prapa nuk kanë llogaritur reaksionin e qindra e mijëra shqiptarëve, që janë neveritur nga kjo politikë primitive prej disa dekadash, madje edhe nga aleancat e “qelbësirave” të secilës palë.

Dhe e vetmja mënyrë që ata ta shfryjnë dufin e zemërimit të tyre dhe mundësia e vetme për t’u përfaqësuar si asnjëherë tjetër më parë, do të jetë 25 prilli. Qoftë kjo edhe me një shkallë vështirësie më shumë, që mund të vijë prej mbajtjes mbyllur të listave, përmes trukut të pistë të Edi Ramës” – e mbyll Patozi. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. ZOTI ASTRIT PATOZI MOS I BESO AS YMER GELBAZA KELLIRES AS EDI RAMES-YMER GELBAZA JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES KUR EDI RAMA E AKUZOJ KRISTAQ RAMEN SE JA BERI NJE VELLA ME SHUME GREG KRISTAQ RAMEN-TANI YMER GELBAZEN E PERDOR SI LETRA HIGJENIKE YM thotë:

    E MOR TOZI ,TE PERDOREN EDI RAMA DHE YMER GELBAZA KELLIRA,ATA SHKRUANIN DHE JA FUTSHIN EMRIN TUAJ ASTRIT PATOZI PO THOTE HAHA ,PO TE PERDORIN SI LETRA HIGJENIKE DHE DO TE HUDHIN NE HAL’E

  2. Duke hequr hipolrizinë kritike ndaj Ramës që tashmë dihet nga të gjithë, se në mënyrë të paligjëshme e abuzive e regjistroi partinë e Patozit, jashtë kohës së përcaktuar me ligj, në këtë shkrim të tij shoh tek Patozi po ate dredhi naive të Spiropalit e Pezës për të mashtruar opinionin publik se Basha mendon ndryshe nga sa ka deklaruar e vepruar.
    Nuk është vetëm Patozi e “ripjellësit” e krimit ato që përhapin këtë mashtrim idiotesk se Basha po i bëkërka yzmet qeverisjes së Ramës, por është edhe një grup analistësh me bindje të majta që po e përdorin këtë mashtrim produkt i Ramës e i zëdhënesit të tij Balton Haxhiu.
    Qëllimi është i dukshëm.
    Që të përçajnë koalicionin duke krijuar dyshimin se një nga partitë më të mëdha , PD apo LSI pas zgjedhjeve do të bëjnë koalicion me PS duke pranuar përsëri Ramën si kryeministër.
    Një lëvizje që më duket e pa shpresë.
    Sa i takon PD, si parti e djathtë, edhe ka ndodhur që të ketë bërë ndonjë komproms me socialistë ish punistë shqiptarë se këtë farë kundërshtari politik i solli e kaluara enveriste, por jam i bindur se ashtu siç nuk ka ndodhur, as ka për të ndodhur ndonjëherë që Partia demokratike të bëjë koalicion qeverisës me PS, pasi ky do të ishte vërtetë fundi politik i saj.
    Edhe kompromisi me diktatin e dipllomacisë së huaj, për një qeveri të përkohëshme teknike për kontrollin e zgjedhjeve, i kushtoi goxha PD në elektoratin e saj, e jo më të bëjë koalicin qeverisës me ish partinë e punës apo më keq akoma me një kryeministër totalisht të dështuar si Rama.
    A mund të ndodhë një koalicion i ripjelljes me LSI për qeverisjen e ardhme ?
    Shumëkush thotë se meqë janë që të dy të majtë, edhe ka ndodhur.
    Por më duket se vetëm dyshimi që pas gjithë kësaj lufte politike që kjo parti ka bërë me Ramën, do ta përgjysmonte elektoratin e LSI, po të ndodhte përsëri fenomeni “dridhe Like”.
    Edhe nëse LSI ka pasur iluzionin në 2013 se si të majtë mund të bashkëqeverisin me Ramën, ky ju a preu shpresën me ate deklaratën e tij famoze që “tepsinë e pushtetit” dua ta kem vetëm unë.
    Mandej LSI ka qenë kundër listave të mbyllura që në vitin 2008, e tani do të ishtë një skandal i madh politik i saj, nëse do të pranonte përsëri listat e mbyllura të Ramës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *