• |
ide | kryesore

Rashford i jep fitoren United dhe kritikon Qeverinë: “Kam një zë e do ta përdor për miliona njerëz që nuk janë dëgjuar”

-Instant, Sport



Menjëherë pas fitores ndaj Brighton e menjëherë pasi shënoi golin numër 10mijë në historinë e Manchester United, Marcus Rashford ka ndryshuar argument. Sulmuesi i United është shprehur i zhgënjyer nga “mungesa e empatisë” së qeverisë britanike në lidhje me kërkesat për të ndihmuar të luftojë urinë tek fëmijët. Lojtari i Kombëtares angleze ka formuar një task force me markat kryesore të ushqimeve për të ndihmuar të luftojë urinë tek fëmijët, duke i shkruar një letër të hapur parlamentit në lidhje me strategjinë ushqimore kombëtare në fillim të këtij viti. Pikat përfshinin shpërndarjes e vakteve në shkollë falas për fëmijët familjet e të cilëve kanë një kredit universal, zgjerimin e ofertës së pushimeve për të gjithë fëmijët me vakte shkollore falas dhe rritja e vlerës së kuponave të Healthy Start.

Rashford ka pranuar se përgjigja me shkrim e sekretarit të arsimit Gavin Ëilliamson rendiste vetëm politikat aktuale të qeverisë për varfërinë e fëmijëve. “Jam i zhgënjyer me mungesën e ndjeshmërisë së treguar javët e fundit për të mbrojtur më të prekshmit tanë, të ardhmen e këtij vendi,” ka thën Rashford për BBC menjëherë pas ndeshjes. “Unë nuk kam pasur arsimimin e një politikani, kurrë nuk kam pretenduar se kam të gjitha përgjigjet – por kam një zë dhe do të vazhdoj ta përdor atë për miliona njerëz që nuk janë dëgjuar. Shtytja ime dhe e Task forcës për të parë të zbatuara pa vonesë këto tre politika qeveritare është më e fortë se kurrë. Lënia e miliona fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar të uritur gjatë natës është vetëm një çështje humanizmi. Ne duhet të bëjmë më mirë ”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *