• |
ide | kryesore

Silvio Berlusconi rezulton për të dytën herë pozitiv me koronavirus

Lajme, Planet



Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është testuar dhe sërish ka dalë pozitiv me koronavirus.  Gazeta italiane, Corriere della Sera ka konfirmuar lajmin, duke shtuar se Berlusconi aktualisht është në karantinë në vilën e tij jashtë Milanos.

Ai u shtrua në spital në Milano me pneumoni pasi doli pozitiv me COVID-19 më 3 shtator. Ish-kryeministri iu nënshtrua trajtimit për 10 ditë dhe doli nga spitali San Raffaele më 14 shtator. Një shtrim i përsëritur në spital nuk parashikohet për momentin, sipas gazetës.  Politikani thuhet se angazhohet në distancë në aktivitetet e partisë së tij, Forza Italia dhe Partisë Popullore Europiane, e cila e vendosi atë si një ligjvënës në Parlamentin Europian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *