• |
ide | kryesore

U merrte para studentëve për provime/ Gjykata dënon pedagogun Alket Dino dhe sekserin e tij

Lajme, Të fundit



Pedagogu i universitetit “Fan Noli” në Korçë, Alket Dino është dënuar me burg nga gjykata. Masa e sigurisë “arrest me burg” i është dhënë edhe sekserit Xhevi Dervishi.

Kujtojmë se arrestimi i tyre është bërë pranë Fakultetit, ku i kanë gjetur një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës dhe sekseri, merrnin para për provime

 

Gjykata ka vlerësuar provat dhe ka konfirmuar se sekseri Dervishi ishte ura lidhëse mes studentëve dhe pedagogut Alket Dino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *