• |
ide | kryesore

Vdes fëmija 10 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetësore babai i tij

Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në Itali me pasojë humbjen e jetës së një 10-vjeçari, ndërsa babai i tij një 40 vjeçar me origjinë shqiptare është dërguar në gjendje të rëndë për në spital në Fermo. Gjëma ndodhi pak para mesnatës në rrugën që lidh Valmir me Petritolin. Burri, me orgjinë shqiptare por që banonte prej vitesh në Itali, ngiste një Fiat Panda dhe po udhëtonte në shoqërinë e fëmijës së tij.

Për shkaqe ende të panjohura për policinë, shoferi humb kontrollin e makinës, duke u përplasur fort me një mur që solli më pas përmbysjen e mjetit. Nga plasja, fëmija u hodh nga makina duke pësuar trauma të rënda, të cilave nuk u mbijetoi dot. Ndërkohë, babai kishte mbetur i bllokuar midis rrënojave të makinës.

Zjarrfikësit e Fermos dhe personeli mjekësor i urgjencës ndërhynë menjëherë. Babai u transportua në kushte shumë të rënda në spital. Trupi i fëmijës u transportua në morgun e Fermos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *