• |
ide | kryesore

Video/ Barça, ja çfarë ke humbur: Suarez dygolësh në 20 minuta, Atletiko “shemb” ndëshkuesen e Teutës

-Instant, Sport, Video



Vlerat e një kampioni si Luis Suarez nuk kishin nevojë për rikonfirmim, por dy gola e një asist në vetëm 20 minuta lojë që Simeone i lejoi uruguajanit, janë impresionues. Atletico Madrid shkatërron 6-1 Granadan, por më shumë se gjithcka bën jehonë impakti i frikshëm i Suarez në Ëanda Metropolitana: tani të gjithë janë të paralajmëruar, Barcelona e Real Madrid.

Me blerjen e re në pankinë, Colchoneros gjetën avantazhin me Diego Costan që në minutën e 9-të, ndërsa Saul 7 minuta më pas humbi mundësinë për të dyfishuar nga pika e bardhë e penalltisë. Madrilenët morën superxhiro në pjesën e dytë, ku fillimisht skenën e mori Joao Felix: asist për Correa e gol në të 65. Rezultati ishte i siguruar kur në minutën e 70 në fushë hyri Suarez, duke bërë kështu debutimin me skuadrën e re. E cfarë debutimi… asist për Llorente e dy gola, që janë sinjal për të gjithë: Pistolero ka ndryshuar uniformë, por jo zakon…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *