• |
ide | kryesore

Video/ Bundesliga: e pabesueshme në Sinsheim, Bayern rrëzohet 4-1 me Hoffenheim

-Instant, F1, Sport, Video



Befasi në javën e dytë të Bundesligës: Hoffenheim mposht 4-1 Bayern Mynih, që nuk humbiste në ndeshje zyrtare që nga dhjetori 2019. Në Sinsheim, vendasit morën avantazhin e dyfishtë në 24 minutat e para me golat e Bicakcic e Dabbur. Kimmich rihapi ndeshjen në të 36′, në pjesën e dytë nuk mjaftoi hyrja e Lewandowski, që e nisi ndeshjen nga pankina: Kramaric mbylli takimin me një dygolësh.

Nisi në mënyrën më të keqe transferta e Sinsheim për kampionët e Gjermanisë e Europës në fuqi: në të 16′, në fakt, Hoffenheim shkoi në avantazh me goditjen me kokë të Bicakcic në zhvillimet e një goditje këndi. Tetë minuta më pas, rezultati dyfishohet: gabim i Pavard që favorizon shkëputjen e Dabbur, që me një prekje të lehtë kalon Neuer në dalje e fikson 2-0. Vendoasit shkojnë disa herë pranë trisit me Baumgartner e Kramaric, mbi të cilin është i zoti portieri i kampionëve të Europës. Bayern rihapi ndeshjen me golin e Kimmich, që e coi topin në trekëndësh, duke ngushtuar diferencën.

Bavarezët tentuan të gjenin barazimin kokëulur: Zirkzee, titullar në sulm në vend të Lewandowski, goditi traversën. Një minutë më pas hollandezi i la vendin polakut, por është sërisht Hoffenheim që shkon pranë golit me Skov që impenjoi Neuer me një konkluzion të grushtuar nga portieri i bavarezëve. Por 3-1 vetëm është shtyrë në kohë: në të 77′, Kramaric, i shërbyer nga Bebou, kontrolloi me gjoks e goditi me të djathtën, duke i cuar vendasit në distancë sigurie. Kroati, më i miri në fushë shënoi edhe 4-1 në të 92′, duke realizuar dygolëshin e tij nga pika e bardhë e penalltisë, duke certifikuar arritjen e Hoffenheim, që mori zvarrë një Bayern Mynih të pamundur në gara zyrtare që nga 7 dhjetori, kur humbi 2-1 në shtëpinë e Borussia Monchengladbach. Kampionët e Gjermanisë mbeten në kuotën 3 bashkë me Dortmund, ndërsa Hoffenheim është i pari me 6 pikë në shoqërinë e Augsburg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *