• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo shpëton Juventus me 10 lojtarë: debutim pozitiv për Kumbullën në 2-2 e Olimpicos

-Instant, F1, Sport, Video



Përfundon 2-2 sfida e Olimpicos mes Roma e Juventus, për javën e dytë të Serie A. Verdhekuqtë shkuan dy herë në avantazh me golat e Veretout (i pari me penallti), por dy herë u arritën nga Cristiano Ronaldo, madje goli i dytë me bardhezinjtë në inferioritet numerik, pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Rabiot. Fonseca tenton ti përgjigjet kështu vetëm pjesërisht 3-0 në tavolinë me Hellas, ndërsa Pirlo frenon menjëherë vrapin e skuadrës së tij.

Për Romën debutoi Marash Kumbulla nga minuta e parë, ndërsa bardhezinjtë propozuan Moratën titullar, duke spostuar Kulusevskin në krah. Ekuilibrat e ndeshjes i prishi Rabiot, që preku topin me dorë, duke shkaktuar penallti. Për të mos e lënë presionin tek Dzeko, që ishte pranë bardhezinjve në merkato, nga pika e bardhë shënoi Vertout.

Juventus e rriti presionin, sidomos me lëvizjet në gjithë frontin të Ronaldos, që fitoi një 11 metërsh, për prekje me dorë të Pellegrinit, e të cilin e finalizoi po vetë me qetësinë e zakonshme. Goli i dytë në dy ndeshje për portugezin, por Veretout përgjigjet në fundin e pjesës së parë, duke shënuar golin e dytë në takim. Kundërsulmi i Romës ishte brilant, duke e kapur gjithë prapavijën e torinezëve të zbilancuar dhe mesfushori i vetëm përballë portierit nuk mund të gabonte, duke i cuar verdhekuqtë e Fonsecas në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Juventus nuk është nga ato skuadra që dorëzohen, madje edhe kur janë në inferioritet numerik: sikur të mos mjaftonte avantazhi i dytë i Romës, bardhezinjtë mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Rabiot (dy të verdha). Francezi konfirmoi mbrëmjen e mbrapshtë, por edhe në inferioritet, kampionët e Italisë barazojnë me njeriun e tyre simbol, Cristiano Ronaldo. Portugezi shënoi me kokë, duke fiksuar dygolëshin personal dhe të tretin në dy ndeshje në Serie A.

ITALY – SERIE A

Spezia 1 – 4 Sassuolo
Hellas Verona 1 – 0 Udinese
Crotone 0 – 2 AC Milan
SSC Napoli 6 – 0 Genoa
Roma 2 – 2 Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *