• |
ide | kryesore

VIDEO/ Trump nxjerr prapaskenat: Hoti dhe Vuçiç u përqafuan në Shtëpinë e Bardhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ndërmjetës në marrëveshjen Kosovë-Serbi u shpreh se udhëheqësit e dy vendeve, Hoti dhe Vuçiç u përqafuan në Zyrën Ovale, kur shkuan për ta nënshkruar marrëveshjen e 4 shtatorit.


“Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, ma merr mendja, dhe ju thashë “çfarë po bëni?”.


Unë ju thashë: të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshkruar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë, ne shpëtuam shumë jetë”, – rrëfeu Trump.

“Unë do të duhej t’i kisha marrë 7 nominime për Nobel, por (ata që përhapin) lajmet e rreme kurrë nuk i vendosin në televizion” – tha Trump. Marrëveshjen Kosovë – Serbi, Trump po e përmend në të gjitha takimet elektorale. Pak ditë më parë tha se kishte “ndaluar vrasjet masive mes dy vendeve”. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Po pse Sali Berisha u detyrua që ta bënte publike me gojën e tij, se ai dhe jo Luli Basha, është pronari i vërtetë I topit të lojës politike dhe elektorale brenda Partisë Demokratike? Sepse me hapjen e listave pas ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, ose njëri ose tjetri lider mund të kandidojë në një qark. Sali Berisha e ka vendosur veten në Tiranë.

    Nëse edhe Luli Basha do të kandidonte në kryeqytet, atëherë kur të numëroheshin votat në fund meqë qytetarët kanë të drejtë të votojnë këtë radhë cilin kandidat të duan, njëri do të mari më shumë vota se tjetri. Kjo do ti dëmtonte të dy në sytë e demokratëve dhe shqiptarëve, sepse do të zbulohej e vërteta se Sali Berisha është kryetari “de facto”, ndërsa Lulzim Basha është thjeshtë kryetari “de jure” I PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu