• |
ide | kryesore

Zbulohet prapaskena pse nuk luan Icardi: Tuchel nuk e donte, e bindi Leonardo

-Instant, Sport



Pas një fillimi të mirë, përfaqësimet e Mauro Icardi me Paris Saint-Germain në sezonin e kaluar u përkeqësuan vazhdimisht deri në mungesën e aktivizimit në Final Eight të edicionit të kaluar të Champions League e startin me ngadalësim këtë vit (edhe për shkak të pozitivitetit me Covid-19). Në Francë flasin për një raport të thyer me Tuchel e një praspaskenë që l’Equipe e konfirmon: trajneri nuk donte ta blinte përfundimisht nga Inter.

Verën e kaluar argjentinasi mbërriti tek PSG në huazim me të drejtën e blerjes fiksuar për 70 milionë euro por, sipas të përditshmes franceze, Tuchel ka preferuar ta dërgojë tek Inter. Në fund, është bindur nga Leonardo që, duke nuhatur se mund të shfrytëzonte raportin e shkëtarruar mes Mauritos e ambjentin zikaltër për të marrë një zbritje, e bleu më pas për 50 milionë plùs bonus.

Një rast i shfrytëzuar në merkato, por që po gjen vështirësi të kthehet në besim, duke parë se tekniku gjerman vazhdon të shohë pak nga Icardi. “I mungon besimi, nuk mund tia jap duke i dhënë detyra apo duke i folur – ka thënë Tuchel në vigjilje të ndeshjes me Reims -. Për tu kthyer duhet vetëm të shënojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *