• |
ide | kryesore

A do të dëshmojë tani Berisha për vrasjen e Hajdarit: E kam kryer detyrën time

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në procesin gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, prokuroria e Tiranës kërkoi të thirret si dëshmitar edhe Sali Berishën, por mbrëmjen e sotme, ish-kryeministri pasi tha se nuk kishte marrë asnjë thirrje, la të kuptohet se edhe nëse do të marrë nuk do të paraqitet, pasi procesin e cilëson politik dhe akuzon Edi Ramën.

“Unë e kam kryer detyrën time. Kam dhënë një dëshmi, e cila është shteruese, jo dëshmi, deklaratë, për ato që unë kam ditur. Ky është një proces i dytë politik. Vazhdon, Edi Rama hakmerret për Kristaq Ramën, Nexhmije Hoxhën, dhe për veten e tij, që shkoi në bunker në 20 shkurt.

Hapet procesi vetëm për të nxjerrë nga burgu vrasësin e kushedi sa personave, Jaho Salihi dhe pjesëmarrësin në këtë vrasje Izet Haxhinë. Qëllimi i Ramës është të realizojë atë skenar që realizoi me Dritan Dajtin. Rama ka marrë përsipër të nxjerrë nga burgu Jaho Salihin.

Ai kreu krim në emër të baballarëve të tij. Nuk e fal dot ai, natën e bunkerit ku u dertua të ikë nga Tirana më ngashërime. Të hapësh një proces që ka kaluar të gjitha shkallët, përfshirë edhe Kushtetuesen, na materie edhe Strasburgun. Tani këtë mund ta bëjë vetëm ai që ka të gjithë fuqinë ekzekutive”.

Por a e konsideron, Sali Berisha të zbardhur vrasjen e Hajdarit? “Si ekzekutorë janë të gjithë të dënuar. Nuk di të ketë qenë njeri tjetër. Porositësi është shteti, Fatos Klosi që ta thotë vetë, që unë e paralajmërova” – tha ai.



6 Comments

  1. Nga 2009 deri në 2013, nën drejtimin e biznesmenit kontrovers që kishte lidhje të ngushta me familjen e ish kryeminsitrit Sali Berisha – ARMO u rrënua nga një kompani e shëndoshë financiarisht në një shoqëri aksionere të mbytur në borxhe ndaj bankave, tatimeve dhe furnitorëve.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që ARMO, e cila ka në pronësi dy rafineri në Fier dhe Ballsh, është e koletarizuar tërësisht pasi ka akumuluar deri në vitin 2014 më shumë se 500 milion dollarë detyrime ndaj autoriteve fiskale, bankave, furnitorëve dhe palëve të tjera.

    Ndërkohë që nëpërmjet mospagësës së taksave, tregtimit të paligjshëm të naftës D2, kredive fiktive bankare dhe huadhënies drejt kompanive të tij të tjera si “Taci Oil” dhe “KUID,” Rezart Taçi dyshohet se ka arritur të zhvasë në mënyrë të paligjshme nga ARMO më shumë se 200 milion dollarë.

  2. Përse duhet të dëshmojë Berisha?Kush njeh nocionet minimale juridike e di që ku gjykim është ezauruar deri në gjykatën e Strazburgut.Berisha nuk ka qënë dëshmitar okular në ngjarje.Ka bërë një deklaratë noterile dhe gjykata e ka konsideruar të mjaftushme.Pyetja më e saktë në titulldo ishtë.A do zbulohen ata që organizuan dhe porositën vrasjen por dhe zhdukjen e shumë të tjerëve në rethana misterioze?”Rigjykimi” bëhet për propagandë e përbaltosjen e Pd dhe Berishën.Kanë 22 vjet me këtë.Vrasja e Hajdarit ishte vrasje politike shtetërore e kryer nga oficera policie me shtysën e shërbimit sekret i mbushur nga ish sigurimsat në atë kohë.Sa kohë duhet për ta kuptuar këtë gjë???

  3. komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997, ka identifikuar edhe personazhet kryesore, të cilët kanë mobilizuar dhe armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut. Ata janë Shaban Memia, Sabah Jemishta, Ibrahim Mullaliu dhe Blerim Çela, që të katërt ‘ushtarë’ të Sali Berishës. Shaban Memia ka qenë deputet i PD-së mjaft aktiv në ngjarjes e ’96, ’97 dhe grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Pas rikthimit në pushtet, Berisha e emëroi Shaban Meminë në krye të ALUIZNI-t. Blerim Çela ka qenë gjithashtu kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997, deputet i PD-së si dhe shef i financës së PD-së nga 1997-2009.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *