• |
ide | kryesore

Aksident në Berat/ Motori humbet kontrollin dhe përplas një mjet përpara tij

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Spital-Uznovë në qytetin e Beratit. Një motor me targa AU 576 po qarkullonte me shpejtësi duke humbur kontrollin dhe duke goditur një automjet që qarkullonte përpara tij.

Si rezultat i përplasjes, drejtuesi i motorit është plagosur rëndë pasi ka fluturuar disa metra, ndërkohë që mjeti tip ‘Benz’ me targa AA 957 UR ka pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të tij. I plagosuri është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore që po kryejnë edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas tyre shkak për aksidentin është bërë motori, i cili ka rrëshkitur gjatë frenimit dhe ka goditur nga pas mjetin ‘Benz’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *