• |
ide | kryesore

Akuzat për nxjerrje të sekretit hetimor/ Pezullohet shefi i OFL-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i task forcës “Forca e Ligjit”, Artan Shkëmbi pezullohet nga detyra. Ai ishte drejtor në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Velit, raportoi tv ABC News.

Mësohet se Artan Shkëmbi ishte nën hetim nga SPAK për nxjerrje te sekretit hetimor dhe për këtë arsye GJKKKO ka vendosur pezullim.

Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e Vettingut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.



4 Comments

  1. Kaloi vetingun dhe hetohet nga spak.Atëhere vetingu qenka fiktiv.Posi nuk doli një drejtues policie për hajër!!!!

  2. Spiun dhe komunist te paster nuk egziston !
    Ky vemja ka dy cilesite e nje bastardi ,
    Komunist dhe spiun , vella me Edvin kristaqin ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *