• |
ide | kryesore

Alexey Navalny falenderon Angela Merkel që e vizitoi në spitalin e Berlinit

Arkiva, Planet



Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar privatisht me aktivistin opozitar rus anti-korrupsion Alexey Navalny kur ai ishte i shtruar në spitalin e Berlin. Takimi i tyre ishte mbajtur sekret, derisa u publikua nga e përditshmja Der Spiegel të dielën.

Gazeta raportonte se Merkel kishte ardhur të vizitonte Navalny i cili edhe më herët ishte konsideruar si “i ftuar i kancelares” gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

“Vizita sekrete është një shenjë e përkushtimi të kancelares ndaj Navalny,” shkruante Der Spiegel.

Merkel, folëse e rrjedhshme e gjuhës ruse, ka komentuar edhe më parë mbi Navalny duke e komentuar ngjarjen e helmimit të tij si“tentativë vrasjeje” apo “një krim që tenton ta bëjë të heshtë.”

Sot qeveria gjermane tha se raportimet ishin të sakta. Zëdhënësi Steffen Seibert tha se nuk ishte një vizitë sekrete por private dhe se Berlini zyrtar nuk i njofton vizitat private të Merkel’s private meetings.

“Ishte një takim privat i kancelares me Navalny. Nuk ishte sekret por nuk ishte i hapur per publikun,” tha Seibert pa dhënë detaje të mëtejshme.

Der Spiegel tha se takimi mes Navalny e Merkel “duhet të konsiderohet si një shenjë se Berlini nuk do të heqë dorë nga kërkimi i të vërtetës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *