• |
ide | kryesore

As mish as peshk / Ambasadorja amerikane: “Ruani nderin. Qëndrojini fjalës për ‘5 qershorin’

Lajme, Të fundit



Ambasadorja Yuri Kim ka bërë sërish një thirrje të përgjithshme për respektimin e 5 qershorit pa përmendur se kush po e përmbys atë. “Ata që nënshkruan 5 qershorin mos të devijojnë! Është çështje nderi” tha ajo nga Himara ku ndodhet aktualisht.

Për të kuptuar më mirë qëndrimin as mish as peshk të Kim që sot u shpërnda ngado, është mirë të lexohet edhe pyetja e drejtpërdrejtë që asaj iu bë nga gazetarët: “Sekretari shtetit Mike Pompeo si rrallë herë u përfshi në një çështje lokale shqiptare duke bërë thirrje për respektim të mareveshjes se 5 qershorit. Për ju a e ka prishur në mënyrë të njeamshme mazhoranca mareveshjen e 5 qershorit po apo jo dhe nëse po çfarë do beni ju për kete”?

Përgjigjja: “Unë kam folur shumë qartë. 5 qershori është arritur në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Firma ime nuk ndodhet mbi atë letër. Ata që kanë nënshkruar atë letër janë persona përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Kështu që pritja ime është që 5 qershori do të nderohet” theksoi Kim e cila është shprehur se ndihet e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë duke sjellë një draft me propozime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Lexo me tej:

Andi Bejtja ironizon keq “NDERIN” e Yuri Kim

“Jam e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë. E rëndësishme që opozita të vijojë të jetë e angazhuar. Të gjitha partitë të sjellin propozime që janë reale. Çdo parti qe ka nenshkruar ‘5 qershorin’ t’i qendrojë fjalës”- tha Kim.

Ndryshimet kushtetuese/ Yuri Kimit i ka humbur topi

Sot Opozita e Bashkuar dorëzoi në Këshillin Politik draftin e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që përcaktojnë një hapje të listave 100%, lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe rregullimin e kuotës gjinore në mandate në rast se nuk është respektuar.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Vetem ambasadore nuk eshte kjo. Thuaje troc qe eshte Rama pengesa perse perdridhen. Gjuha e diplomatit nuk vlen ne Shqiperi.

    1. kur ke para nje person autoritar ose troc diktator edhe po ti thuash troc nukndryshon gje se te pergjigjet “jemi shtet sovran” sic tha

  2. NE AMERIKE DO TE TE ZININ ME SHQELMA PO TE FLISJE NE KETE MENYRE . KETU JE ME BABUINET DHE MUND TE THUASH CTE DUASH . HIDHJU NDONJE BABANE

  3. Fakti që ambasadorja Kim ngul këmbë për respektimin e marëveshjes së 5 qershorit duke ju kërkuar nënshkruesve që të mos bëjnë ndryshime e në të njejtën kohë përgëzon opozitën për draftin që ka paraqitur, e zhvlerëson dyshimin me pyetje se për kë e ka fjalën.
    Në dipllomaci gjykohen veprimet e jo partitë e personat.
    Shumë interpretime u bënë kur ajo ditët e fundit të marëveshjes deklaroi se tani “topi” është në kënët e mikut tim Luli Basha.
    Përse kishte ngelur topi në këmbët e “lulit” ?
    Fjala ishte se Rama ngulte këmbë që komisionerët të zgjidheshin nga administrata një partiake e tij.
    Është e bërtetë gjithashtu që edhe ODIR kishte kërkuar depolitizimin e komisioneve zgjedhore.
    Por në kushtet e konfliktit politik të krijuar nga mazhoranca , pikërisht nga keqpërdorimi i administratave lokale për abuzime skandaloze me vjedhjen e blerjen e votave, ishte një mashtrim i madh i Ramës që duke ja kaluar administrimin e qëndrave të votimit vetëm administratës, këtë e quante “depolitizim”.
    Se sa të depolitizuara ishin zgjedhjet me komisionerë të administratës shtetërore lokale e KQZ, kjo u pa me zgjedhjet njëpartiake lokale të 30 qershorit.
    Faktikisht OSBE e ODIR nuk i ka njohur këto zgjedhje, jo vetëm se ishin një partiake. por edhe sepse i pa që edhe në këto zgjedhje, komisionerët e administratës abuzuan në shtimin e numurit të votuesve.
    Fundi i fundit, ndonëse si BE ashtu edhe SHBA, nuk e miratuan qëndrimin e opozitës për të dalë nga parlamenti e për të mos marë pjesë në zgjedhjet lokale, si të vetmen mënyrë për të kthyer Shqipërinë në demokracinë pluraliste, ishte kërkesa këmbëngulëse që mazhoranca të mos luante me komedinë e opozitës së zgjedhur prej saj, por të krijohej një këshill politik me numur të barabartë midis opozitës së zgjedhur (jo të rrugës si stigmatizohet nga Rama) dhe përfaqësuesit e parlamentit.
    Dy përfaqësues nga opozita e bashkuar e dy nga parlamenti, pra një përfaqësim i barabartë.
    Edhe kjo ndarje “e barabartë” e diktuar nga ndërkombëtarët, është një tregues se ata nuk e konsideronin opozitën e sajuar si përfaqësim të elektoratit opozitar, por si një shtojcë në numura në parlamentin një partiak.
    Znj. Hajdari e firmosi marëveshjen e mandej nën presionin e mazhoranvës doli me kërkesën për lista të hapura për të cilat me djallëzi Rama i pranoi në fillim e mandej ju kthye 2008-tës.
    Opozita reale, ndonëse ishte shprehur edhe në 2017-tën për lista të hapura, nuk u mor me ndryshimin e sistemit zgjedhor , pasi nuk e shikonte të keqen më të madhe tek sistemi i listave por tek vjedhjet e abuzimet me votat, por jo vetëm u tregua e gatëshme për lista të hapura, por edhe e filloi proçedurën e zgjedhjeve të kandidatëve me këtë sistem.
    Rama duke parë se edhe kjo kartë e protagonizmit për lista të hapura ju dogj nga opozita, atëhere hodhi poshtë marëveshjen e 5 qershorit e doli haptazi me lista të mbyllura e ndalimin e koalicioneve ku e kishte edhe hallin më të madh.
    Nëse këtë hile të Ramës e kanë kuptuar edhe militantët më ordinerë të PS, a mund të mendohet se nuk e paskan kuptuar BE e SHBA ?

    1. Dakort more dakort. Po per ne qe po e digjojme ne radio a mund te ma thote pa dipllomaci se kush e ka tani topin.

  4. Fakti që ambasadorja Kim ngul këmbë për respektimin e marëveshjes së 5 qershorit duke ju kërkuar nënshkruesve që të mos bëjnë ndryshime e në të njejtën kohë përgëzon opozitën për draftin që ka paraqitur, e zhvlerëson dyshimin me pyetje se për kë e ka fjalën.
    Në dipllomaci gjykohen veprimet e jo partitë e personat.
    Shumë interpretime u bënë kur ajo ditët e fundit të marëveshjes deklaroi se tani “topi” është në kënët e mikut tim Luli Basha.
    Përse kishte ngelur topi në këmbët e “lulit” ?
    Fjala ishte se Rama ngulte këmbë që komisionerët të zgjidheshin nga administrata një partiake e tij.
    Është e bërtetë gjithashtu që edhe ODIR kishte kërkuar depolitizimin e komisioneve zgjedhore.
    Por në kushtet e konfliktit politik të krijuar nga mazhoranca , pikërisht nga keqpërdorimi i administratave lokale për abuzime skandaloze me vjedhjen e blerjen e votave, ishte një mashtrim i madh i Ramës që duke ja kaluar administrimin e qëndrave të votimit vetëm administratës, këtë e quante “depolitizim”.
    Se sa të depolitizuara ishin zgjedhjet me komisionerë të administratës shtetërore lokale e KQZ, kjo u pa me zgjedhjet njëpartiake lokale të 30 qershorit.
    Faktikisht OSBE e ODIR nuk i ka njohur këto zgjedhje, jo vetëm se ishin një partiake. por edhe sepse i pa që edhe në këto zgjedhje, komisionerët e administratës abuzuan në shtimin e numurit të votuesve.
    Fundi i fundit, ndonëse si BE ashtu edhe SHBA, nuk e miratuan qëndrimin e opozitës për të dalë nga parlamenti e për të mos marë pjesë në zgjedhjet lokale, si të vetmen mënyrë për të kthyer Shqipërinë në demokracinë pluraliste, ishte kërkesa këmbëngulëse që mazhoranca të mos luante me komedinë e opozitës së zgjedhur prej saj, por të krijohej një këshill politik me numur të barabartë midis opozitës së zgjedhur (jo të rrugës si stigmatizohet nga Rama) dhe përfaqësuesit e parlamentit.
    Dy përfaqësues nga opozita e bashkuar e dy nga parlamenti, pra një përfaqësim i barabartë.
    Edhe kjo ndarje “e barabartë” e diktuar nga ndërkombëtarët, është një tregues se ata nuk e konsideronin opozitën e sajuar si përfaqësim të elektoratit opozitar, por si një shtojcë në numura në parlamentin një partiak.
    Znj. Hajdari e firmosi marëveshjen e mandej nën presionin e mazhoranvës doli me kërkesën për lista të hapura për të cilat me djallëzi Rama i pranoi në fillim e mandej ju kthye 2008-tës.
    Opozita reale, ndonëse ishte shprehur edhe në 2017-tën për lista të hapura, nuk u mor me ndryshimin e sistemit zgjedhor , pasi nuk e shikonte të keqen më të madhe tek sistemi i listave por tek vjedhjet e abuzimet me votat, por jo vetëm u tregua e gatëshme për lista të hapura, por edhe e filloi proçedurën e zgjedhjeve të kandidatëve me këtë sistem.
    Rama duke parë se edhe kjo kartë e protagonizmit për lista të hapura ju dogj nga opozita, atëhere hodhi poshtë marëveshjen e 5 qershorit e doli haptazi me lista të mbyllura e ndalimin e koalicioneve ku e kishte edhe hallin më të madh.
    Nëse këtë hile të Ramës e kanë kuptuar edhe militantët më ordinerë të PS, a mund të mendohet se nuk e paskan kuptuar BE e SHBA ?

  5. Ruani nderin e Koncesioneve.

    Ky go kape me Koncesion Shqiperine tek Oligarket, kjo derdellet.

    SPAKU eshte per ndonje te bickel, jo per kryeKoncesionarin.

  6. Kërkon kjo marëveshjen ta me nderim.Nderim nga Rama????Është më të kjo???Kërko zbatim dhe deklaratë të fortë si bëjnë figurat politike gjermane.Po ju përul si shtet e kërkoni nder nga Rama!!!!!Ambasadore koti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *