• |
ide | kryesore

Nëse PD dhe LSI dalin me koalicione të ndara, fiton PS

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Nga Ermal Mulosmani

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm, përtej retorikës së rënduar, janë zgjedhje krejt të zakonshme parlamentare ku çdo rezultat është i mundur. Euforia opozitare është krejt e pakuptimtë. Partia Socialiste e Kryeministrit Rama po bën gjithçka  për të favorizuar veten në nisje. Ndryshimet kushtetuese që ndalojnë koalicionet parazgjedhore me lista të veçanta (për këto ndryshime u shfrytëzuan, si gjithmonë,  deputetët e sjellë në Kuvend nga kundërshtari, PD apo LSI), sigurisht që krijojnë pështjellim në kampin opozitar.

Bashkimi i PD me LSI-në , në një listë, do të krijonte “një parti të re”, një përziereje mes dy a më shumë substancave që nuk krijojnë reaksion kimik në dukje. Mirëpo të gjithë e dimë që partitë politike shqiptare i bashkon më shumë pushteti sesa ideologjia. Nesër nuk do ishte çudi një koalicion PD-PS nën okelion e “interesave kombëtare” apo parullave të tilla  siç po ndodh në Kosovë.

Sigurisht që kjo (lista e përbashkët PD-LSI) mund të kishte një ndikim negativ në elektoratin e PD-së pasi do të pakësonte në mënyrë të ndjeshme kandidaturat demokrate në këmbim të një shansi të madh për fitore.

A do jetë në gjendje Lulzim Basha apo ata që kanë në dorë fatet e PD-së, të kuptojnë se vetëm një listë e përbashkët PD-LSI ka shanse reale për të marrë pushtetin? Pas zgjedhjeve asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh.

Kjo është pyetja kryesore në kampin e Opozitës. Në raste zgjedhjesh, në përgjithësi, vendos analiza e drejtë e numrave. Përveç rasteve kur një frymë e madhe, një lëvizje e re iluministe futet në treg dhe mund të davaritë ujërat e ndenjura të kënetës politike. Sipas meje ky nuk është rasti i këtyre zgjedhjeve. Të rinjtë e politikës nuk do arrijnë të marrin numra të tillë që të ndikojnë pushtetin (nuk përjashtohet fakti që ndonjë prej tyre të futet në parlament në kurriz të votave të maxhorancës).

Nëse marrim në konsideratë numrat e 2017-ës, kohës kur Edi Rama iu “qa” shqiptarëve “ma jepni atë dreq timoni se nuk drejtohet makina me dy shoferë”, Partia e tij mori afërsisht 765 mijë vota. Ky ishte apogjeu historik i votuesve socialistë qysh nga ndarja me LSI-në. Po të shtojmë këtu edhe votat e LSI-së (226 mijë) dalim te rezultati i 2013-ës, te 1 milion shuplakat! Ndërkohë demokratët jo vetëm që nuk kishin rikuperuar asgjë por kishin shpërndarë gjetiu edhe ato vota të fituara në 2013-ën. Analiza e këtij rezultati nuk u bë asnjëherë me bindjen e tmerrshme se: “herën tjetër vjen radha jonë”.

A i ka ruajtur Edi Rama votat e fituara në 2017?

Unë besoj se do ketë firo të mëdha nga ai numër (765 mijë). Shpresat e shqiptarëve për një qeverisje të mirë, për një drejtësi të vërtetë që do burgoste “peshqit e mëdhenj” e për një mirëadministrim të taksave të tyre u shkërmoqën me skandale financiare si ai i Unazës së re, me koncesionet dhe PPP-të mjaft të dyshimta e me dëmet financiare nga gjyqet ndërkombëtare. Shto këtu kanabizimin e vendit, publikimin e përgjimeve ku eksponentë të Partisë bashkëpunonin me banditë kriminelë për të siguruar vota dhe, sidomos, grumbullimin e tepruar të çdo pushteti real në Shqipëri.

Konsumi  nga pushteti i tepruar kurrë nuk ka qenë kaq i madh. Oreksi për të gllabëruar çdo zyrë pushteti lokal, çdo gjyqtar e prokuror, çdo media të rëndësishme e çdo deputet opozitar e ktheu në një kuçedër gjithçkangrënëse Kryeministrin. Nuk ka asgjë për kundërshtarët, edhe një President me kompetenca honorifike u tentua të shkarkohej vetëm pse kërkoi (pa asnjë efekt) shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Pushteti i akumuluar është shumë më shumë sesa mund të tresë stomaku i Edi Ramës. Kaq pushtet nuk kishte as Enver Hoxha, në kohën e tij qarkullonin edhe disa emra njerëzish me pushtet. Shqipëria është kthyer në klubin e miqve të Edi Ramës. Kjo sigurisht ka kostot e veta.

Partia Socialiste, në rast se zgjedhjet bëhen sot nuk merr më shumë se 600-620 mijë vota, aq sa kishte në vitin 2009. Berisha në atë kohë e mundi Ramën megjithëse mori më pak vota si Parti (620 PS-610-PD) në sajë të aftësive për të bërë koalicion. Koalicioni i PD-së arriti të marrë 712 mijë vota përkundër 688 mijë të PS-së, përkthyer në mandate 4 deputetë më shumë (70 me 66).

Në këto kushte, unë nuk mendoj se Partia Socialste do marrë më shumë mandate se në 2009-ën (66), por, nëse arrin të maksimizojë votën me marifete elektorale mund të mbërrijë në 68 deputetë, një shifër shumë afër realitetit. Kjo shifër e garanton Partinë Socialiste si Parti e parë në vend (supozoj që, nëse koalicioni i LSI garon i vetëm, merr minimumi 6 deputetë) duke i siguruar Partisë Socialiste të drejtën e mandatares së Qeverisë.

Edi Rama ka provuar se është mjeshtër në thithjen e deputetëve nga listat e Opozitës (e vërtetoi ky sesion parlamentar). Unë jam i sigurtë që ai do të arrijë të joshë deputetë nga LSI apo PD për të formuar Qeverinë nëse kjo e drejtë i jepet. Prandaj, Opozita duhet të gjejë gjuhën e domosdoshme e të dalë e unifikuar në zgjedhje, me një listë të përbashkët. I takon Partisë Demokratike të lëshojë terren ndaj forcave të tjera në emër të një qëllimi më të madh, rrëzimit të Edi Ramës nga pushteti.

Gazeta Express



12 Comments

  1. Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon te vetedisktretitohet me ato qe poston ne rrjetet sociale, ku secili prej nesh mund t’i coje dicka duke u tallur ne Facebook dhe ai e boton ne profilin e tij. E njejta gje ka ndodhur edhe diten e sotme, ku Berisha ka publikuar nje foto ta para shume viteve duke pretenduar se eshte shkrepur ne date 26 te ketij muaji. Synimi i tij ka qene te sulmoje ministren e re te Arsimit, Evis Kushi, por ka deshtuar me sukses nderkohe qe ai/ajo qe i ka nisur foton eshte tallur me te si perhere.

  2. Foli dhe paloqja ! Nuk i gjen shpirti rehat, po nuk i hengri mutin e perditshem Berishes. Lehaqen rruges, njesoj si kryeqeni. Te pakten kryehejduti e justifikon urrejtjen e tije per Berishen, sepse Berisha ishte shume here me i zoti se ky hajdut, dhe ne herepas here i jepte edhe dru. Po ipaloqja pse?

  3. Nje shprehje e urte thote : mikun mbaje afer , armikun akoma me afer . Me gjithe respektin per ju z.Mulosmani kjo me shume se analize me duket mosbesim . Me shume se analize me duket nje deshire per “bolet” e dashit . Po pse , nese LSI eshte brenda ne kualicion me PD , ti mendon se nese do te tadhetoje , nuk e bene ? Nese shkohet me kete mentalitet atehere hyr i vetem ne zgjedhje . Ndersa krahasimet e tjera qe ke shkruar me lart me duket sikur lexoj nje analist te majt qe ka shkruar nje artikull ne 2013 per Berishen . Jane dy faqet e se njejtes monedhe , eshte e njejta bajge e ndare pergjysem .
    Po qe per merita , ne kete vend , asnje parti nuk e meriton pushtetin . Ketu vihet ne pushtet per inat te sime vjehrre , ketu vihet ne pushtet per dismerita te kundershtarit sesa per meritat e tua? Ça ndryshimesh ka bere PD ne vetvete ? Eshte me po te njejtet njerez , po me ata te para tete viteve qe e nxorren ne opozite . Pse kane mbaruar njerezit e mire dhe inteligjent ne kete vend ?
    Tani te dale tek tema jote . Per mua me mire opozita e ndare ne tre grupime sesa e vetme . Opozita duhet te shfrytezoje ne maximum edhe votat personale te individeve . Po qe per partite njereit jane deri ne fyt me te gjitha partite dhe nuk duan ti shohin me sy . Prandaj duhet shfrytezuar vota e militanteve por edhe vota dhe reputacioni i individeve qe do kandidojne . Nejse , une shpreha mendimin tim personal . Shpresoj dhe deshiroj me shpirt qe ky vemja e gjate te largohet nga pushteti sa me pare por nuk kam as edhe fijen me te vogel te shpreses se ketu do ndryshonje ndonje gje . Stanjacin , sundim dhe varferi kjo eshte e ardhmja e ketij vendi dhe keti populli tuaf qe me shume parapelqen sklllaverine sesa lirine . Nje popull qe nuk e dine se çeshte liria dhe aq me keq qe nuk lufton per lirine dhe te drejtat e tij nek e meriton ate . Bota perendimore eshte sot ne kete stad mbas dhjetra e qindra revolucioneve , ne nuk kemi bere as edhe nje te vetem . Edhe kur u be gjoja revolucion , vrame njeri tjetrin . Duhen njerez , duhen zemra .

  4. Ramazoni gjate ka per ti fitu zgjedhjet persa kohe ka perpara Luljeten, Mona koklopen dhe Saliun 80 vjec qe shurro ne breke.

    A do japi doreheqje Basha po i humbi zgjedhjet, apo do filloj me thane qe mi vodhen?

  5. Çjane keto budallalliqe me kualicionet,partia qe merr me shume vota duhet te krijoje qeverine,pasi do te thote qe ka mbeshtetjen e popullit….

  6. Kush erdhi në vendin e atyre që ikën: shumë prej tyre të njohur për mediokritet politik dhe qytetar, për afera financiare, njëlloj të pasur si të dëbuarit dhe po aq lakmitarë dhe të paide si ata. Nëse Basha mendon se mund të ngjallë besim e shpresë me Ballinjtë, Bardhët, Gjatat, Alibeajt, budallallëqet e Spahijve që djegin shkolla dhe nuk e kanë veshur një ditë bluzën e bardhë, shefat e Lazaratit, manjakët pushtetarë të lësëisë dhe vasilët e pamençur, Salianjët, Nard Ndokët e Dulet, aferat babale apo recitimet e Dumes – Shkaut, atëherë ai nuk ka mësuar asgjë nga tetë vitet në opozitë dhe do të ishte mirë të vazhdonte të qëndronte edhe më tej.

    Nëse ai nuk e ka mësuar se jo bojkoti, por pjesëmarrja; jo largimi, por prania; jo sharja, por mendimi; jo metingashët, por të mënçurit; jo të korruptuarit, por të ndershmit të sjellin në pushtet – ende asgjë nuk ka mësuar. Nëse ai nuk e di se shembulltyra është sprova e një lideri, ai nuk do të blinte në harkun e një viti 4 vila luksoze, ndërsa flet për varfërinë, atëherë do të bënte mirë t’i jepte lamtumirën politikës dhe të kthehej në zanatin e tij. EULEX-i dhe Gjykata Speciale ka ende nevojë për përkthyes dhe hetues!!!!

  7. një militant i PD i ka shkuar në zyrë pas vrasjes dhe i ka thënë: “Unë e vrava Azemin, se e nxora në pritë”. Kjo ka ardhur pas një presioni të madh publik të njerëzve që e kanë ditur këtë skenë, përfshi dhe shumë shkrime të mija.

    Tani meqë nisi të “bilbilosë”, është mirë ta çojë deri në fund. Të na shpjegojë si mundet që Azemi të dalë me një telefonatë militanti, ndërkohë që ai nuk pyeste as për urdhërat e Berishës.

    E vërteta është se “militanti” nuk është njeri aq i thjeshtë. Motra e tij ka qëndruar “non stop” në paradhomën e Berishës, pasi është mjeke dhe shoqe e ngushtë e Liri Berishës.

  8. Nuk më pëlqeu kjo analizë e z.Mulosmani , pasi është e varfër në ilustrimin me fakte të pretendimeve e parashikimeve të tij se kush do ti fitojë zgjedhjet.
    Para zgjedhjeve, jo më ata që pretendojnë të bëjnë analistin, por edhe çdo qytetar i thjeshtë, duhet të bëjë vlerësimin e përformancës së qeverisjes së një mazhorance e jo të hidhet në kalkulime shifrash të zgjedhjeve të mëparëshme.
    Më së pari, duhet pranuar fakti se një kryeministër i modelit Rama, në cilindo shtet europian me demokraci normale, nuk do të kishte arritur jo më të pretendojë të fitonte mandatin e dytë, apo të pretendonte mandatin e dytë, por duhej të kishte dhënë dorheqjen që në mes të mandatit të parë për skandalet publike e premtimet mashtruese të pa mbajtura.
    Jo po a duhen apo nuk duhen koalicionet, duhen hapur apo mbyllur listat.
    Sa militantë ka kjo parti e sa militantë ka kjo partia tjetër.
    Ky na qenka problemi më i madh për konsolidimin e progresin e demokracisë shqiptare.
    Hapi e mbylli si të duash listat, nëse një kryeministër me prirje diktatoriale i ka në dorë të gjitha pushtetet e shtetit, ka politizuar policinë e administratën e ka shkatëruar drejtësinë duke shkrirë Gjykatën Kushtetuese e Gjykatën e Lartë, ai do të përdorë të gjitha mjetet korruptive e kriminale për të grumbulluar sa më shumë vota.
    Paska marë Rama në vitin 2017, 688 mijë vota ?????????
    Po pse injorohen faktet skandaloze të dosjeve të famëshme që më së paku i nxjerrin të pa vlefshme 30% të këtyre votave ?
    Po sa vota mori PS në zgjedhjet lokale një partiake të qershorit të vitit të kaluar, megjithëse bëri çmos që ti shtpjë ?
    Është pozicioni më komod që të bësh analistin gjoja të pamvarur, e duke pranuar dështimin e plotë të qeverisjes skandaloze të Ramës, të provokosh opozitën me pyetjen:
    “Çfarë do të bëni ju për të rrëzuar këtë qeveri” duke haruar që këtë pyetje tja bëjë vetes çdo qytetar, çdo analist, çfarë do të bëj unë që të shpëtoj nga kjo qeverisje skandaloze ?
    Edi Rama ëashtë diskretituar për qeverisje korruptive që me bashkinë e Tiranës, e nuk do të merde dot PS mandat qeverisje në 2013, me Ramën si shef të saj, nëse kësij analistësh nuk do tja bënin dhallë mëndjen e gjysmës së elektoratit me përgjithësimin negativ për gjithë politikën.
    Nëse nuk do të kishin abuzuar opinionbërësit mediatike me cilësime negative njëlloj për të gjitha partitë, në zgjedhje do të mernin pjesë sëpaku 30% e elektoratit gri abstenues.
    Është kjo propogandë çoroditëse e elektoratit që ka bërë që në Shqipëri të mos marin pjesë në zgjedhje pothuajse gjysma e tij.
    Performanca qeverisëse në një shtet demokratik, matet me këto tregues.
    1-. Ballancimi i pushtetit.
    2-.Drejtësia e policia e pamvarur
    3-. Mediat e pamvarura.
    4-. Politikat ekonomike në shërnim të ngritjes së nivelit të jetesës (pagat, pensionet)
    5.-Politika e jashtme e integrimit europian
    6-. Politika e jashtëme e fqinjësisë në raport me interesat kombëtare
    7-.Investimet në infrastrukturën energjitike e të komunikacionit e të ujit të pijshëm apo ate vaditës, e të shërbimeve publike, arsim, shëndetësi, kulturë, shkenca e teknikë.
    8-.Gadishmëria e shtetit për të përballuar fatkeqësi natyrore e epidemi.
    9-.Mazhoranca qeverisëse që ditën që mer pushtetin, duhet ta konsiderojë veten si një shërbyese e gjithë qytetarëve e jo vetëm e partisë që i përket.
    10 Kryeministri duhet të përsosë artin e komunikimit publik me të gjithë njëlloj në mënyrë serioze e dinjitoze e jo me karagjozllëqe.
    Përmenda këto 10 kërkese për funksionimin e një shteti normal demokratik.
    Cilido mund të shtojë edhe të tjera
    Kur bëhet fjalë për zgjedhje, përse nuk analizohen këto tregues me metodën krahasimore e me fakte midis qeverisjes së mëparëshme e asaj aktuale, por është bërë hobi përgjithësimi “të gjithë politikanët janë njëlloj hajdutë e banditë” ?

  9. Publikisht nga kampi i PD ka eufori, mbrenda shtepise euforia nuk eshte gjekundi. Analiza e mesiperme eshte e sakte, PD ka vetem nje rruge per te larguar PS nga Pushteti, aleanca, dhenje pushteti e leshime per te gjithe qe jane kunder Edi Rames edhe kur ty te neveritet prezenca e ketij apo atij subjekti, ne kunderten fiton PS e Lul Basha ska rruge tjeter vetem te largohet nga politika. Ne PD nuk ka e nuk ka pasur vend moral politika por pragmatizmi. Le te tregoje largpamesine e tij Basha.

    1. Po ku e sheh “largpamësinë politike” more Astrit, në luftën për tepsi, timon, tenxhere , kusi e kazan ?
      Nuk paska moral politik e djathta shqiptare e paska moral politik ish PPSH që me Ramën nga Partia socialiste, degjeneroi në partinë kanabiste.

  10. Po ku e sheh “largpamësinë politike” more Astrit, në luftën për tepsi, timon, tenxhere , kusi e kazan ?
    Nuk paska moral politik e djathta shqiptare e paska moral politik ish PPSH që me Ramën nga Partia socialiste, degjeneroi në partinë kanabiste.

  11. me koalicion apo pa koalicion PS e ka te garntuar fitoren Kjo opozite nuk merr dot kurre pushtetin se shqiptaret e njofin mire si PeDen dhe LSI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *