• |
ide | kryesore

Banorët në Krujë në mjerim 10 muaj pas tërmetit: Jemi në gradë të fundit. Duam veç shtëpinë nga shteti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë një çift të moshuarish që në tërmetin e 26 nëntorit kanë humbur banesën e tyre. Prej asaj dite, ata jetojnë në mjerim të plotë në një çadër që nuk përmbush asnjë kusht normal jetese, pasi burrë e grua janë të moshuar dhe të sëmurë.

Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi u ndal në këtë familje që edhe pse ka kaluar 10 muaj nga tërmeti, sipas tij, askush nuk i ka ndihmuar dhe nuk kanë marrë asgjë nga shteti. Me lot në sy, Frani thotë se e vetmja gjë që kërkon është një shtëpi me dy dhoma sa për të futur kokën, pasi i ftohti dhe shiu që ka nisur iu rrezikon jetën në çadër.

  • foto galeri
  • foto galeri

Fran Krosi: Unë jam Fran Nikoll Krosi prej Bushneshti e prej Kruje, rrethit të Krujës.
Belind Këlliçi: Ka ardhur kush nga shteti?

Fran Krosi: Jo për Zotiin, rob i gjallë shteti, jo!
Belind Këlliçi: A s’ka ardh kush me ju pyt?

Fran Krosi: Jo, jo për Zotin! Për Zotin jo!

Belind Këlliçi: Po nga bashkia?

Fran Krosi: Asnjë rob i gjallë! Asnjë!

Belind Këlliçi: Po a ju kanë ndihmuar deri tani, ju kanë dhënë ndonjë ndihmë?

Fran Krosi: Asnjë, asnjë ndihmë, asnjë send nuk na kanë dhënë neve të dyve pleq.

Belind Këlliçi: Po ky shiu i madh që ra, si ju gjeti? Në çadër?



2 Comments

  1. Nuk duan asgje nga shteti..Duan vetem shtepine 3-4 kate aty ku e kishin(me leket e taksave tona) e sic e kishin..Nuk duan pallat(nuk do mend), nuk duan bonus qiraje se kane frike qe shteti nuk ti ndertoje shtepine (vilen).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *