• |
ide | kryesore

Berisha: Fjalët që i thashë Azemit para vrasjes dhe kush e nxori nga selia PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për vrasjen e Azem Hajdarit në emisionin “Opinion”. Berisha i mëshoi faktit se ai u vra me urdhër nga lart dhe se Haklajt ishin zbatues të urdhrit.

“Ne e kemi ndjekur grupin dhe nga Kamza në Tropojë nuk kishte asnjë postbllok policie të ndalte vrasësit. Madje i kanë nderuar. Atë e vrau shteti. Edhe Fatos Klosi kishte dijeni dhe ishte një nga organizatorët. Janë përpjekur ta trajtojnë si një sherrnajë, por në fakt familja e tij në këto vite ajo nuk ka pasur asnjë konflikt me Haklajt.

A më kishte thënë? Sigurisht. Shteti donte ta vriste nëpërmjet këtyre. S’kishte asnjë sherr me këta. Ai shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba të cilët erdhën nga dega e brendshme. Ai shpëtoi dhe Bardhyl Pollo u plagos.

Unë i kam thënë: “Azem. Këta janë në zbatim të një porosie. Mirë është që të zhdukesh 6 muaj diku meqë me rregullin e vjetër ka 2 mënyra. O të fshihesh o të qëndrosh dhe tu biesh”. Kjo e dyta nuk ishte rruga jonë. Ata i kishin dalë edhe afër shtëpisë. Ata ishin shteti” – tha Berisha.

“Në pritë e nxori Fatos Klosi. Një person, militant i Partisë Demokratike më erdhi në zyrë dhe më tha “unë e vrava Azemin”. I thashë s’ka mundësi. Më tha se e kishin marrë në telefon dhe i kishin thënë që ishte një makinë para PD dhe që duhet të dilte Azemi.

Ai mund të nxirrte badiguardët dhe ishte një pakujdesi. Ishte një vlerësim i gabuar i situatës që doli jashtë. A kishte bashkëpunim nga brenda PD? Absolutisht jo. Nuk besoj që e nxorën nga selia të afërm të Azemit. Telefonin ia morën vrasësit” – tha Berisha. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Benci i vrasesve ka qendruar mbi 3 ore prane selise se PD-ckes.
    Kush e thirri Azemin urgjent nga Fieri o plehra Sali?

  2. Nga 2009 deri në 2013, nën drejtimin e biznesmenit kontrovers që kishte lidhje të ngushta me familjen e ish kryeminsitrit Sali Berisha – ARMO u rrënua nga një kompani e shëndoshë financiarisht në një shoqëri aksionere të mbytur në borxhe ndaj bankave, tatimeve dhe furnitorëve.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që ARMO, e cila ka në pronësi dy rafineri në Fier dhe Ballsh, është e koletarizuar tërësisht pasi ka akumuluar deri në vitin 2014 më shumë se 500 milion dollarë detyrime ndaj autoriteve fiskale, bankave, furnitorëve dhe palëve të tjera.

    Ndërkohë që nëpërmjet mospagësës së taksave, tregtimit të paligjshëm të naftës D2, kredive fiktive bankare dhe huadhënies drejt kompanive të tij të tjera si “Taci Oil” dhe “KUID,” Rezart Taçi dyshohet se ka arritur të zhvasë në mënyrë të paligjshme nga ARMO më shumë se 200 milion dollarë.

  3. komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997, ka identifikuar edhe personazhet kryesore, të cilët kanë mobilizuar dhe armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut. Ata janë Shaban Memia, Sabah Jemishta, Ibrahim Mullaliu dhe Blerim Çela, që të katërt ‘ushtarë’ të Sali Berishës. Shaban Memia ka qenë deputet i PD-së mjaft aktiv në ngjarjes e ’96, ’97 dhe grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Pas rikthimit në pushtet, Berisha e emëroi Shaban Meminë në krye të ALUIZNI-t. Blerim Çela ka qenë gjithashtu kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997, deputet i PD-së si dhe shef i financës së PD-së nga 1997-2009.

  4. Bastardet e Kristaqit dhe hafijet e Kolsit dhe Rucit nuk kane emra.
    Ata nuk kane kohe te vene nje nick, sa per etike a referim, sepse duhet te nxitojne te mbushin portalet me komente rilindesish bilshevike.
    Po kujtoni se genjeni njerezine akoma me keto fleterrufe akoma ne 2020????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *