• |
ide | kryesore

Boks/ Kampionë bote në të njëjtën mbrëmje: historia gati unike e binjakëve Charlo

-Instant, Sport



Dy binjakë, kampionë bote në boks në të njëjtën mbrëmje. Nuk është dicka që ndodh përditë, por është ajo që i ndodhi dy vëllezërve Charlo, Jermell e Jermall, në Mohegan Sun Arena të Uncasville, Connecticut. Vëllezrit Charlo janë binjakët e dytë në historinë e boksit që kanë mbajtur tituj kampion bote, pas tailandezëve Khaosai e Khaokor Galaxy.

Jermell De’Avante Charlo, i mbiquajtur Iron man, 30 vjec nga Richmond, ka shtrirë përtokë domenikanin në sekondën e 21 të raundit të tetë, me një të majtë të tmerrshme për ndeshjen që vlente unifikimin e titujve superwelter. Pasi fitoi gjerdanin Wbc në dhjetor gjithnjë me KO kundër Tony Harrison, Charlo i rrëmbeu Jeison Rosario kurorën e Wba e Ibf. Rosario u përpoq të ngrihej ndërsa arbitri Harvey Dock numëronte, por nuk ia doli: ishte rrëzimi i tretë pas atyre të pësuar në raundin e parë e të gjashtë. Charlo e coi rekordin e tij në 34-1 nga të cilat 18° me knockout: “Tregova se jam më shumë se një boksier i thjeshtë!” ka thënë Charlo, që u largua nga ringu pa publik me tre gjerdanë e duke thirrur “Team Charlo!”.

Në të njëjtën mbrëmje, vëllai 30 vjecar Jermall Charlo, i mbiquajtur Hitman, kampion në 2015 e 2017, kishte mundur Sergiy Derevyanchenko me pikë, me vendim unanim, duke u konfirmuar kampion i peshave të mesme në versionin Wbc. 30 vjecari amerikan ka mundur rezistencën e rivalit ukrainas për të zgjatur pathyeshmërinë në 31 ndeshje. Derevyanchenko (13-3) rezistoi në këmbë deri në fund pavarësisht dy plagëve në vetull, madje në raundin e 12 provoi ta rrëzonte kundërshtarin. Charlo, megjithatë, e mbrojti titullin për herë të tretë: “Kalova testin… – tha ai pas vlerësimit 116-112, 117-111 e 118-110 nga gjyqtarët – Përmbusha planin tim. Ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës. E dija që do të ishte e vështirë, doja ta fitoja me KO, por vlen njësoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *