• |
ide | kryesore

Bylykbashi: Rama kërkon të mbyllë koalicionet, çështja do t’i shkojë ODIHR-it

Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi është shprehur se Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë ndryshuar rregullat në mes të lojës, lidhur me procesin zgjedhor të 25 Prillit 2021.

Pas depozitimit zyrtar të draftit të propozuar nga opozita, Bylykbashi tha se në rast të mos rënies dakord mes palëve, opozita do t’i drejtohet OSBE-ODIHR-it.

“Edi Rama kërkon të mbyllë koalicionet. Kjo çështje do t’i shkojë OSBE- ODIHR-ut dhe ata kanë të drejtë të vlerësojnë këtë ndryshim të rregullave në  mes të lojës”.

Gjatë intervistës së tij në News 24, Bylykbashi tha se propozimet e opozitës i qëndrojnë marrëveshjes së 5 Qershorit, ndërkohë që propozimet e Partisë Socialiste prekin nene të konfirmuara më 23  Korrik.

“Ne e kemi tekstin në përputhje me standardin dhe kushtetutën, ata nuk e kanë. Ne i qëndrojmë firmës sonë në 5 Qershor, Edi Rama nuk i qëndron. Propozimet e PS  prekin nene të konfirmuara në 23 korrik nga marrëveshja e 5 Qershorit”, tha Bylykbashi duke pohuar se PS po kryen veprime aktive që tregojnë se duan ta prishin marrëveshjen duke manipuluar procesin dhe ligjin për të marr avantazhe.

Kujtojmë se në draftin e paraqitur nga opozita kërkohet ndër të tjera edhe ruajtja e koalicioneve sipas formulës aktuale, kundërshtuar nga mazhoranca me argumentin se bie në kundërshtim me ndryshimet kushtetuese të votuara në kuvend.

Ndërkohë lidhur me çështjen e listave, opozita kërkon lista të hapura 100% me renditje sipas rendit alfabetik. Por ky argument është kundërshtuar nga mazhoranca, sipas së cilës një listë e tillë nuk do të mundësonte respektimin e kuotave gjinore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *