• |
ide | kryesore

Edhe BE kundër Ramës: Respekto marrëveshjen e 5 qershorit, ndryshimet e Kodit Zgjedhor të bëhën në mënyrë gjithëpërfshirëse

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, iu drejtohet me një mesazh të fortë politikanëve shqiptarë, duke iu thënë se marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore duhet të respektohet. Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadori Soreca iu kërkon palëve politike që çdo propozim për ndryshim duhet ta diskutojnë siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik.

“Ne përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE/ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodit zgjedhor shqiptar, të cilat tejkalojnë qëllimin e marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohet si duhet në kuadrin e Këshillit Politik në mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”,



3 Comments

  1. Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon te vetedisktretitohet me ato qe poston ne rrjetet sociale, ku secili prej nesh mund t’i coje dicka duke u tallur ne Facebook dhe ai e boton ne profilin e tij. E njejta gje ka ndodhur edhe diten e sotme, ku Berisha ka publikuar nje foto ta para shume viteve duke pretenduar se eshte shkrepur ne date 26 te ketij muaji. Synimi i tij ka qene te sulmoje ministren e re te Arsimit, Evis Kushi, por ka deshtuar me sukses nderkohe qe ai/ajo qe i ka nisur foton eshte tallur me te si perhere.

  2. Ore ti komentues pa emer qenke padhosh fare. Edhe ke lajmet e tjera te njejtin tekst ke postuar. Akoma me saliun vazhdon ….. ? Lajmi eshte per tjeter gje. Sdq te paska bo dom sufllaqja, ta kane perzi mallin brenda ….. .
    Ore me keta mabasadore nuk kuptoj asgje (keta duket qe jane te blere te gjithe). Te gjitha palet te ulen …. etj etj. Ore pepino e ka kuptuar i madh e i vogel qe tashme ka vetem nje pale qe po kerkon te prishe e pengoje gjithshka dhe ajo quhet Banda e Rilindjes! Mos i beni te gjithe pis me pisllekun qe keni ne goje e kudo. Jeni belere e jeni bere helaq tani doni te beni pis kedo… TURP

    1. nuk e merr vesh qe eshte robot?
      Kaq seriozisht e merrke?
      Dmth nuk kap as sufllaqe i shkreti, se eshte robot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *