• |
ide | kryesore

“Firon” Kukësi: tre lojtarë ikin në 24 orë: konflikti me Gegën dhe paga e lartë qendron pas largimeve

-Instant, Sport



Tre lojtarë largohen në 24 orë, katër në 36 orë me gjithë Telushin e 12 në total gjatë kësaj dritare të merkatos. Skuadra nënkampione e Shqipërisë nuk është më dhe për Gegën do të jetë një problem i madh. Klubi ka njoftuar largimin e qendërmbrojtësit Erhun Obanor, Emiljano Mustës dhe mesfushorit Enis Gavazaj: të gjithë këta brenda një dite, duke e lënë tekniku pa alternativa kur kanë mbetur edhe katër ditë merkato.

Këta lojtarë janë vetëm të fundit e divorceve të verës, ku më parë kishin përshëndetur Blutë Musolli, lideri historik i mesfushës, e Telushi, ‘ushtari’ që sapo ishte marrë me zhurmë nga Gega, por që pati inteligjencën (nuk mund të thuhet në këtë rast për Kukësin) të kishte një klauzolë që në rast oferte nga jashtë të lihej i lirë. E tani tekniku duhet ti japë soliditet një skuadre krejtësisht të re, ku lojtarët nuk njihen me njëri-tjetrin, e gjitha kjo kur kampionati mund të fillojë në cdo moment (gjithnjë nëse plotësohen 4 pikat e Ligës).

Nuk është një gjë e thjeshtë për tu bërë, sepse Kukësi ka humbur gjithë boshtin, duke filluar nga mbrojtja, krejt mesfushën kualitative (edhe Ethemin e Rrocën), ndërsa në sulm nuk mund ti besojë më kualiteteve të Abazaj, Shkurtaj e Gavazaj. Praktikisht një skuadër e re, ku emrat e ardhur nuk përligjin statusin e atyre të larguar.

Janë në fakt 12 të ikurit në verë e 9 të afruarit, ndërsa sipas asaj që filtron nga klubi pas divorcit me Mustën qendron konflikti i lojtarit me teknikun. Nuk është e njëjta gjë për Gazavaj, por është po aq i rëndësishëm motivi për ti treguar daljen: paga e lartë që merr lojtari nuk mund të ishte një zgjedhjh e dytë, ashtu si Gega e ka parë që kur ka mbërritur tek Kukësi.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/2359821860829814/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *