• |
ide | kryesore

Flet Berisha: E vërteta e dëshmisë sime për vrasjen e Azem Hajdarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për vrasjen e Azem Hajdarit. Në një intervistë në “Opinion” Berisha tha se kurrë nuk kishte marrë një thirrje për të dëshmuar për këtë çështje.

“Akti politik kriminal më i rëndë në historinë kombëtare duke pasur parasysh faktin që Hajdari i priu atij revolucioni që ndau epokat dhe solli pluralizmin në Shqipëri.

Nuk jam thirrur asnjëherë, asnjëherë kurrë në jetën time as në gjykatë dhe as në prokurori. Unë në mënyrë absolute nuk kam marrë kurrë fletëthirrje. Nuk ka një organ apo media që të ketë botuar apo të vërtetojë kundër kësaj që them unë.

Fatos Klosi dhe Arben Rakipi bënë një lojë dhe bënë skupe se nuk më thërrisnin dot. E para unë do t’ju bëja pretencën politike atyre dhe e dyta unë nuk isha dëshmitar okular. Çfarë të thoja unë duhej të verifikohej. Vetëm në 12 orë unë kam dhënë 3 konferenca shtypi.

Banda e Haklajve ishte një bandë shtetërore me paleta. Banda ishin edhe Zani Çaushi e Gjolekë Malaj, por ata nuk u bënë shefa komisariati. E vrau shteti Azem Hajdarin. Vrasësit e tij kanë pritur në aeroport Fatos Nanon atë ditë” – tha Berisha. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Nga 2009 deri në 2013, nën drejtimin e biznesmenit kontrovers që kishte lidhje të ngushta me familjen e ish kryeminsitrit Sali Berisha – ARMO u rrënua nga një kompani e shëndoshë financiarisht në një shoqëri aksionere të mbytur në borxhe ndaj bankave, tatimeve dhe furnitorëve.

    Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që ARMO, e cila ka në pronësi dy rafineri në Fier dhe Ballsh, është e koletarizuar tërësisht pasi ka akumuluar deri në vitin 2014 më shumë se 500 milion dollarë detyrime ndaj autoriteve fiskale, bankave, furnitorëve dhe palëve të tjera.

    Ndërkohë që nëpërmjet mospagësës së taksave, tregtimit të paligjshëm të naftës D2, kredive fiktive bankare dhe huadhënies drejt kompanive të tij të tjera si “Taci Oil” dhe “KUID,” Rezart Taçi dyshohet se ka arritur të zhvasë në mënyrë të paligjshme nga ARMO më shumë se 200 milion dollarë.

  2. komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997, ka identifikuar edhe personazhet kryesore, të cilët kanë mobilizuar dhe armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut. Ata janë Shaban Memia, Sabah Jemishta, Ibrahim Mullaliu dhe Blerim Çela, që të katërt ‘ushtarë’ të Sali Berishës. Shaban Memia ka qenë deputet i PD-së mjaft aktiv në ngjarjes e ’96, ’97 dhe grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Pas rikthimit në pushtet, Berisha e emëroi Shaban Meminë në krye të ALUIZNI-t. Blerim Çela ka qenë gjithashtu kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997, deputet i PD-së si dhe shef i financës së PD-së nga 1997-2009.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *