• |
ide | kryesore

FOTO/ Krahu i del vendit në fushë: dëmtohet keq Rebic, sulmi i Milan pa lojtarë

-Instant, Sport



Milan fiton në Crotone, por nuk është se mund të buzëqeshë shumë. Transferta në Stadio Ezio Scida i ka kushtuar rëndë Ante Rebic që ka pësuar një dëmtim të keq në krah. Sulmuesi kroat është rrëzuar duke e vënë peshën mbi krahun e majtë: diagnoza e shpejtë ishte ajo e daljes nga vendi të krahut. Lojtari tani do ti nënshtrohet kontrolleve të hollësishme mjekësore, por ajo që kuqezinjtë kanë frikë është një mungesë prej të paktën një muaji. Pas pozitivitetit të Ibrahimovic me Covid-19, tani sulmi është në emergjencë të plotë për Piolin.

Me Zlatan e Ante të padisponueshëm, Piolit i mbeten vetëm Colombo e Leao (ende jo në formën më të mirë) për ndeshjen delikate kundër Rio Ave të enjten (Rebic sidoqoftë do të mungonte sepse është i skualifikuar) e atë të së dielës kundër Spezia para ndalesës për impenjimet e kombëtareve. Shoqëria mund të vendosë të ndërhyjë në merkato e hipoteza më e mundshme është ajo për të bindur Hauge të Bodo/Glimt të pranojë menjëherë ofertën e kuqezinjve e të mos presë janarin e mbylljen e kampionatit norvegjez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *