• |
ide | kryesore

Gjiknuri për proçesin e hapjes së listave: Kemi zgjedhur modele perëndimore

Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri  ka sqaruar në parlament proçesin e hapjes së listave, ashtu siç e ka propozuar mazhoranca.

“Hapja e listave do të thotë mundësia që u jepet zgjedhësit me votë para-pëlqyese për të zgjedhur.  Kjo është e garantuar me ligjin zgjedhor. Asnjë nuk e kundërshton që çdo qytetar ka mundësi ti vërë kryqin çdo individi aty. E dyta, Hapja e listave pse bëhet me këtë mekanizëm që ne propozuam, vlerën mesatare të mandatit për çdo forcë zgjedhore në bazë të mandateve që ka përfituar?

Së pari ka një sërë shtetesh, edhe zonja Hajdari në iniciativën e saj përmendi modeli danez, i cili përdor drop kuota, që do të thotë  formula që ne kemi, plus një. Dmth numri total i  mandateve plus një, pjesëtohet me numrin total të votave. Ka shumë shtete që ndryshimin e listës e lidhin me pragje. Pra dhe herësi në këtë rast shërben si një lloj pragu. Kërkon të kesh një minimum votash për të ndryshuar një listë partie.

E para partitë politike konkurrojnë me ekip. Unë si PS dal me liste njerëzish dhe zgjedhësi kur shef ekipin thotë, mua më pëlqen edhe Ulsiu edhe Vasilika, mund të mos pëlqejë Damianin por mund të pëlqejë një të tretë. Pse unë duhet t’i vë kryqin një njeriu  dhe t’i heq shanset një njeriu tjetër?

Pra ai vihet para një vështirësie dhe kjo ka dalë nga eksperienca.

Pyetja e dytë që shtrohet; Nëse ne e leme sistemin pa kriter dhe prag a mundet të sigurojmë përfaqësim të denjë për Shqipërinë?

Zgjedhësit në ato vende që e kanë këtë model, preferon në 70% të rasteve të votojnë për partine dhe jo për emra. Pra i pëlqen ekipi. 70% të votave shkojnë për ekipin, nuk votojnë për emra ata.

Marr rastin e Vlorës. PS ka 66 mijë vota. Shkon zgjedhësi  aty, i pëlqen Rama edhe Damiani edhe X dhe Y. 60 mijë vota shkojnë vetëm për PS. 6-7 mijë vota ndahen me emra. E ca do më thoni që do zgjidhet dikush me  300 vota vetëm se ka marrë 300 vota te blloku tjetër.

Ne kemi zgjedhor modele perëndimore, që sigurojnë edhe rirenditjen, kjo do të thotë që ai që kalon peshën e një mandati, ka mundësi të përmbysë dhe zëvendëson personin që ka më pak vota”- tha Gjiknuri.



4 Comments

  1. Pyetjes se Gjinkurit se : “Nese e leme sistemin pa kriter dhe prag a mundet te sigurojme nje

    perfaqesim te denje per Shqiperine ? ” po i pergjigjem me pyetjen:

    A eshte me mire pa prag e pa kriter apo qe kriteri per tu zgjedhur depudet duhet te jete

    – Trafikant
    -Perdhunues
    -Vrases
    -Pastrues parash te pista
    -I korruptuar dhe korruptues
    -Servil dhe jesmen
    -Injorant
    -Hajdut votash
    e te tjera nga keto cilesi me te cilat deri tani Shqiperia eshte perfaqesuar “denjesisht” dhe per

    te cilin z Gjinkuri ka dhene jnje kontribut te spikatur sic vertetojne edhe pergjimet e botuara nga

    gazeta gjemane “Bild”

  2. Oouuu ????
    Modeli i Dibres model perendimor? E dija qe Dibra bie ne veri-lindje !!! Vallain kshu thote dhe harta !!!

  3. PO NE PERENDIM PSE SNA CUAT MOR LEGEN MOR HORR NA TREGONI PERNDIMIN KUR JU INTERESON POR KA 7.5 VITE QE NJE HAP PARA PER NR PERENDIM SE KENI BER E ME CUNAT E TERMETIT U Q….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *