• |
ide | kryesore

Joaquin Phoenix baba për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Ylli i filmit “Joker”, Joaquin Phoenix dhe partnerja e tij, Rooney Mara, janë bërë prindër për herë të parë.
Megjithëse ky lajm nuk është zbuluar ende nga çifti, regjisori Victor Kossakovsky e ka konfirmuar këtë.

Ylli i ‘Joker’ baba për herë të parë: Zbulohet
Gjatë Festivalit të Filmit Zyrih 2020, regjisori foli për Phoenix, i cili ishte producent ekzekutiv i dokumentarit “Gunda”.
Victor zbuloi se dyshja është bërë me djalë, madje zbuloi edhe emrin e tij.

“Ai sapo është bërë baba meqë ra fjala. Ka lindur një djalë i bukur i quajtur River.” -tregoi regjisori.
Emri është në nder të vëllait të ndjerë të Joaquin, River Phoenix, i cili ka ndrruar jetë në moshën 23-vjeçare, për shkak të mbidozës.
Joaquin dhe Rooney Mara janë së bashku prej 4 vitesh, ndërsa shpallën fejesën në korrik të vitit që lamë pas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *