• |
ide | kryesore

Mbyllet operacioni antidrogë në Skrapar, në pranga 6 persona

Lajme, Të fundit



6 persona kanë rënë në prangat e policisë pas një operacioni antidrogë, të koduar “Kanioni”. Policia ka sekuestruar 176.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në Skrapar. Në një përpjekje për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve policia ka arrestuar kryebashkiakun e fshatit por edhe një punonjëse të Policisë Bashkiake Durrës, ndërsa në kërkim është vënë administratori i Njësisë Administrative Tërpan për veprën “shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *